Aktualitet

Hartohet drafti për miellin





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:16 - 28/10/14 |
mapo.al

Mmiellinistria e Bujqësisë në bashkëpunim me ekspertë të fushës, ka përfunduar hartimin e draftit për vendosjen e standardeve në përdorimin e miellit. Pas takimit të zhvilluar midis ministrit Edmond Panariti dhe përfaqësuesve të Unionit të Prodhuesve të Miellit, palët ranë dakord që kufiri minimal i nivelit të proteinave në miell të jetë 9 për qind, nga 12,5 për qind që ishte më parë, por duke përcaktuar kriteret e përdorimit të tij. Kështu, në draft është përcaktuar që mielli me përqindje nga 9 – 11.5 për qind të përdoret për ëmbëlsira, makarona dhe piza, ndërsa niveli maksimal i proteinave është përcaktuar në masën 12 për qind, i cili është kusht që të përdoret për prodhimin e bukës masive që konsumojnë qytetarët shqiptarë. Hartimi i këtij drafti erdhi pas urdhrit të nxjerrë nga ministria për uljen e normës së proteinave në miell dhe kundërshtisë që hasi nga prodhuesit e miellit, të cilët deklaruan ndërprerjen e aktivitetit. Ndërkaq, në draftin që pritet të hyjë në fuqi së shpejti janë përcaktuar edhe standardet e përbërësve të tjerë të miellit. Në një konferencë për shtyp dy ditë më parë, ministri Panariti sqaroi se masat që po ndërmerr ministria që ai drejton, synojnë rritjen e standardit për cilësinë e miellit. Sa i përket akuzave të prodhuesve të miellit në Shqipëri se vendimi i Ministrisë së Bujqësisë për uljen e përqindjes së proteinës në këtë produkt nga 12.5 në 9 për qind dëmton konkurrencën, Panariti tha se do ketë një paketë të re standardesh për kategoritë e prodhimeve të brumit.







Pas