fbpx

Kryesore

Hashim Thaçi: Nuk ka harta mbi tavolinë! Kush më quan tradhtar është shpellar





               Publikuar në : 19:25 - 17/02/19 |
mapo.al

11 vite më parë, Presidenti Hashim Thaçi, në atë kohë kryeministër i vendit, firmosi Pavarësinë e Kosovës. Sot, pas 11 vitesh shprehet krenar për progresin dhe suksesin e shtetit më të ri në rajon, njohur ndërkombëtarisht nga 116 shtete. Në një intervistë për A2 CNN, në festën e Pavarësisë, kreu i shtetit flet për sfidat në të ardhmen.


“Po punojmë për konsolidimin e brendshëm. Trendi i zhvillimit ekonomik është pozitiv me 4% prej 11 vitesh. Natyrisht kemi sfida, në veçanti reformat demokratike, në politikë, lufta kundër krimit të organizuar”, u shpreh Thaçi për A2 CNN.



E duket se një nga sfidat më të afërta, mbetet marrëveshja me Serbinë. “Kosova këtë vit do arrijë marrëveshjen me Serbinë, ajo duhet të jetë gjithëpërfshirëse, që do hapë perspektivën për anëtarësim në NATO dhe BE, por që në veçanti do njohë Kosovën nga Serbia”, tha Presidenti i Kosovës.


Për këtë, Thaçi thotë se ende askush nuk ka folur në terma konkretë: “Askush s’ka folur për tokë, s’ka harta në tavolinë, duhet të ndodhë definimi i kufirit si ai mes Shqipërisë e Greqisë. Marrëveshja duhet të jetë mes dy vendeve duke respektuar sovranitetin territorial”.

Një përgjigje, Thaçi e ka edhe për ata që për këtë çështje, e kanë quajtur tradhtar: “Individë apo politikanë provincialë e shpellarë, ata që më quajnë tradhtar”.

I pyetur në fund për darkën e disa javëve më parë, në shtëpinë e tij, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Rama, Thaçi shprehet: “S’ka qenë darkë me axhendë politike, por shumë miqësore. Shqiptarët duhet të gëzohen që liderët e tyre i kanë kaq pranë”.

Kurse ish-kryenegociatorja Edita Tahiri deklaroi për A2 CNN se ideja e prekjes së kufijve shtetërorë dëmton Kosovën dhe kombin shqiptar.

Ne, tha Tahiri, nuk do ta lejojmë këtë gjë, pasi do të na çonte në gabim historik.


Etiketa: , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas