Aktualitet

Hatërmbetje të së shkuarës/ Thumbat e Evis Mulës për Arbanën dhe ironia e Xhemit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:49 - 08/07/20 |
mapo.al

Nuk dihet pse priti kaq gjatë për të shprehur hatërmbetjet e saj, por Evis Mula tha ç’kishte për të thënë (ose më saktë sa iu lejua të thoshte) në Wake Up në Top Channel. Me sa kuptuam, Evisi kishte disa pengje nga e shkuara e saj në televizion dhe gjithë inatin e kishte me Arbana Osmanin.


E pyetur rreth fillimeve të karrierës së saj, kur ka prezantuar Top Fest 1, këngëtares dhe moderatores duket se iu rikthyen disa kujtime jo fort të mira dhe foli për herë të parë shkoqur, duke e bërë bisedën të merrte tjetër drejtim dhe të përqëndrohej tek Arbana, e cila gjithashtu asokohe ishte në fillim të karrierës së saj.


“Ka qenë një duel i frikshëm midis Arbana…  Albana…  Arbana Osmanit, se i ngatërroj…  e cila u tmerrua atëherë, sepse priste shumë ngaqë drejtonte radion… dhe befas dal unë. Sigurisht ‘helmimi’ ndodhi rrugës, sepse finalen nuk e bëra unë”, -ka thënë Mula, e ngacmuar nga Ori, që e pyeti me shaka: “Çfarë ndodhi, të helmuan?”


“Unë e kujtoj me nostalgji të jashtëzakonshme periudhën kur ka qenë Tani drejtues i këtij superinvestimi. Kisha ardhur për një program, Top Select. Ambicia ime shumë herë më e vogël. Ndërkohë Bojken Lako dhe Aldon Lipe që kanë qenë atëherë, që më bëjnë në audicion dhe më hipin te pjesa ku ka qenë podiumi i velinave të Fiks Fare, më thonë improvizo. Kur po shkoja në shtëpi më marrin në telefon dhe më thonë se Tani ka parë audicionin tënd dhe është dashuruar me tipin tënd, do jesh drejtuesja e Top Festit”, -është shprehur Evisi, e cila ka vazhduar t’i mëshojë faktit që Arbana nuk është treguar aspak mikpritëse me të.


“Kam përshtypjen se aty e kuptova, se ma thoshin edhe njerëzit… Unë gjithmonë thosha ‘linja për ty Arbana’, ndërsa ajo thoshte ‘linja poshtë’.”

Ori: E paske çikë me Arbanën kunjën!

“E kam, e kam, e kam… sepse më vjen keq… sepse ka pasur edhe shumë vajza të talentuara pas meje, të cilave e ka gjetur mënyrën për t’u vënë stërkëmbëshin.”

Isli: Mirë, po ti nuk ke pasur mundësi për të komunikuar dhe për t’i diskutuar?

“Ç’punë kam unë?! Ja e thashë! E thashë, iku!”

Isli: Por këtu nuk jemi për këtë…

“Unë kam një gjë, që unë gjërat i them shumë drejtpërdrejtë. Kjo është e vërteta s’kemi ç’bëjmë. Por ajo është aty ku është, bravo i qoftë! Ajo është gazetare shumë e mirë, por duhet ta pranojmë faktin që ky televizion ka pasur prezantues jashtëzakonisht shumë të mirë, të cilët nuk i dihet ku shkuan…” -ka thënë Evisi, para se të ndërpritej nga Isli.

“Ne nuk jemi këtu për të diskutuar këtë, sepse na mori edhe goxha minutazh…” –tha Isli duke e ndërprerë bisedën me kaq.

Gjithsesi mendojmë se Evisi tha mjaftueshëm sa për të na bërë t’i kuptojmë të gjitha pengjet e saj.

Ndërkohë që Arbana dhe Xhemi kanë reaguar me mënyrën e tyre. Arbana në mënyrë diskrete ka bërë një postim në Instagram, ndërsa Xhemi nuk është rezervuar aspak të përmendë Evisin.

Në foto të dy mikeshave, Arbana ka shkruar: “Në kërkim të një shoqeje të re.”

Ndërsa Xhemi shkruan: “Evisi po të kërkonte!”

Nuk dimë si do të vazhdojë kjo histori, por gjërat po bëhen shumë interesante!

Intervistën e plotë të Evisit e gjeni më poshtë, por ju rekomandojmë që fillimisht të merrni ca kokoshka para.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas