fbpx

Sport

Hazard sugjeron se e ardhmja e tij varet nga blerjet e reja të Chelseat





               Publikuar në : 12:22 - 16/05/18 |
mapo.al

Eden Hazard ka sugjeruar se e ardhmja e tij në Chelsea mund të varet nga lojtarët që klubi i transferon në verë.


27-vjeçari ka ngecur në nënshkrimin e kontratës së, teksa Chelsea përfundoi në vendin e pestë në Premierligë në një sezon dëshpërues sivjet, duke mos arritur të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Express.



Hazard e ka pranuar se dëshiron ta shohë klubin duke treguar ambicie në tregun e transferimeve para se t’ia përkushtojë të ardhmen afatgjate klubit të kaltër.


“Pres lojtarë të rinj sezonin e ardhshëm”, ka thënë Hazard.

“Dua lojtarë të mirë, sepse dua ta fitoj Premierligën sezonin e ardhshëm”, shtoi ai.

 


Etiketa: , , , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas