Aktualitet

“Si u gdhive?” – Policët kapin mat të moshuarin, po vadiste kanabisin (VIDEO)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:12 - 24/09/21 |
mapo.al

Policia ka kapur “mat” një të moshuar që kishte kultivuar kanabis në kopshtin e tij. Aksioni është zhvilluar në orët e para të mëngjesit.






MAPO sjell me pamje këtë moment. Videoja është regjistruar nga vetë efektivët.


Në pamje duket një i moshuar me tubë uji në dorë duke vaditur hashashin e mbjellë në një tokë të rrethuar nga bimësi të ndryshme.







Ai shihet i trembur dhe i zënë në befasi teksa punonjësit e policisë e pyesin “Si u gdhive ore?”.




Në ato momente i moshuari hedh tubin e ujit me të cilën po vadiste bimët, dhe pas kësaj është bërë shoqërimi i tij në komisariat, ndërkohë që është bërë edhe asgjësimi i lëndës narkotike.



Burimet sqarojnë se i moshuari pas verifikimeve është arrestuar.

Lexo edhe :  Del VIDEO/Si u ekzekutuan në atentatin e Astirit Erigers Mihasi dhe shoku i tij

1


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas