Kryesore

Vetëvrasja e 65-vjeçarit, vjen reagimi i spitalit “Shefqet Ndroqi”








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:01 - 03/09/20 |
mapo.al

Një mjeke e spitalit “Shfqet Ndroqi” ka reaguar përmes një deklarate për mediat për vetëhedhjen fatale të 65-vjeçarit, ngjarje e cila ka tronditur mbarë opinion publik.



“Jemi këtu dhe po bëjmë këtë punë të jashtëzakonshme për të shpëtuar jetën nga sëmundja e rrezikshme dhe e pabesë që ka prekur gjithë botën. I shprehim ngushëllimet e sinqerta familjes së 65-vjeçarit.


Ai ishte i shtruar me pneumoni si pasojë e Sars Covid 2 dhe po trajtohej nga ne si dhe kishte shqetësime psikologjike Sigurojmë qytetarët se do shërbejmë me përkushtim e sakrificë për të pacientët”,-tha mjekja.



Reagimi i spitalit:



Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” shpreh dhimbjen për humbjen e jetës së 65-vjeçarit me inicialet H.M, i cili i dha fund jetës mbrëmjen e sotme dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij në këto momente të vështira.


65-vjeçari ishte shtruar një ditë më parë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me pneumoni të shkaktuar si pasojë e virusit SARS COV2 dhe po trajtohej me terapinë e plotë të mjekimit.

Duke shprehur edhe një herë dhimbjen për këtë ngjarje të rëndë, stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” siguron qytetarët se po vijojë të jetë në shërbim 24/7 për të garantuar shërbimin shëndetësor për pacientët që trajtohen në spitalin tonë.

LEXO EDHE:

Infermierët reagojnë pas vetëvrasjeve në spital: Çfarë i çon pacientët në shok

1


Etiketa: , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas