Trajneri i Bajern Mynihut, Jup Hejnkes, ka shprehur kënaqësinë e tij pas fitores prej 2-0 përballë Volfsburgut. “Për mua fitorja ishte shumë e merituar. Nuk ishte lehtë pas humbjes nga Gladbah. Sidoqoftë, ne luajtëm mirë dhe treguam durim. Ishte e qartë se Volfsburgu do ta kishte vështirë të mbahej për 90 minuta. Fitorja na jep vetëbesimin për të vazhduar në javët që vijnë, sepse Bajerni ka shumë potencial loje”, ka deklaruar Hejnkes për faqen zyrtare të bavarezëve. Takimin e radhës në Bundesliga, Bajern Mynihu do ta zhvillojë në fushën e vështirë të Hamburgut, që s’po kalon një moment të mirë.
Bundesliga – Java XIX
Të premten
Hanover – Nurenberg 1-0
Të shtunën
HertaBerlin–Hamburg 1-2
Bajern Mynih – Volfsburg 2-0
Augsburg– Kaizerslautern 2-2
Dortmund– Hofenheim 3-1
Verder – BajerLeverkusen 1-1
Këln – Shalke 1-4
Sot
Mainc – Fraiburg 3-1
Shtutgart – Borusia M. 17:30