Aktualitet

Helikopterët Venom dhe Super Cobra të Marinës amerikane stërvitje në Bizë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:17 - 24/06/20 |
mapo.al

Helikopterët e Korpusit të Marinsave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës morën pjesë në një stërvitje qitjeje në kohë reale në Bizë më 22 qershor.



Ambasada amerikane njoftoi se stërvitja ishte planifikuar së bashku me forcat aleate shqiptare dhe synimi i saj ishte rritja e gatishmërisë dhe forcimi i partneritetit midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.



Në stërvitje morën pjesë helikopterë të Marinës amerikane UH-1Y Venom dhe AH-1W Super Cobra, pjesë e Grupit të Gatshëm Amfib “Bataan”, BATRAG.

“Kjo stërvitje rikonfirmon përkushtimin tonë jo vetëm ndaj partneritetit afatgjatë me Shqipërinë, por edhe për sigurinë dhe stabilitetin në të gjithë rajonin. Stërvitja siguron që forcat tona dhe ato shqiptare të jenë gjithmonë të gatshme për të kryer misione edhe në një kohë pandemie”, thuhet në njoftimin e BATARG.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas