Aktualitet

Helmimi i çiftit në Librazhd, del përgjigjja e autopsisë: Ja pse vdiq nusja 19-vjeçare





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:02 - 27/01/20 |
mapo.al

Del përgjigjia e autopsisë për çiftin e helmuar në Librazhd, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar, që solli ndarjen nga jeta të nuses 19-vjeçare, Rezarta Xibrraku. Pas shumë aludimeve lidhur me shkaqet e helmimit, autopsia ka dhënë tashmë një përgjigje konkrete.


Rezarta (Xibrraku) dhe Olsi Hajdari janë helmuar nga monoksidi i karbonit i cili ka ardhur si pasojë e prushit që mbanin në dhomën e gjumit. Përgjigjia e autopsisë së Rezarta Hajdarit ka dalë të premten dhe nëpërmjet postës po dërgohet pranë Prokurorisë së Elbasanit.



Burime zyrtare nga organi i akuzës pohojnë se kemi të bëjmë me helmim nga monoksidi i karbonit. Që në rastin konkret mendohet të ketë ardhur pikërisht nga mangalli me prush që dy të rinjtë kishin marrë me vete në dhomë natën e tragjedisë.


Ngjarja e rëndë ndodhi pesë ditë pas dasmës.


Etiketa: , , , , ,

Pas