Monday, June 27, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Helmimi i grave/ Sindikata akuzon: Inspektorët e Punës marrin honorare nga kompani private

by mapo.al
28/05/2018
in Aktualitet
0

13 gra, punëtore të një fasonerie u helmuan ditën e shtunë dhe përfunduan në spital. Ende nuk ka një përgjigje zyrtare mbi shkakun e helmimit dhe pse në fillim u tentua ti lihej ushqimit. Konfederata e Sindikatave reagon duke thënë se punëtorët kanë helmuar nga kimikatet që përdoren në këtë firmë fasone.

“Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë denoncon faktin se ende asnjë nga drejtuesit e firmës fasone “Lovers Albania” ku u helmuan mbi 13 gra nuk është vënë përpara përgjegjësisë, ndonëse po bëhen gati 48 orë që kur ndodhi incidenti”, thuhet në deklaratë.

Burime pranë spitalit të Durrësit na bëjnë më dije se shkak i helmimit dyshohet se janë kimikatet që përdoreshin nga kjo kompani fasone që merrej me qepjen e rrobave ushtarake.

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë i kërkon kompanisë “Lovers Albania” të japë urgjent sqarim publik për këtë ngjarje të rëndë.

“Inspektoriati i Punës duhet të mbyllë menjëherë këtë firmë fasone deri në sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Duke parë helmimin masiv të punonjësve Konfederata e Sindikatave denoncon faktin se kjo firmë nuk ka respektuar as kushtet minimale të sigurisë dhe shëndetit në punë. Situata në ndërmarrjet fasone është kritike, kur krahu i punës është më i keq paguari në rajon dhe shteti e ka lënë këtë biznes në mëshirë të disa mashtruesve, që vijnë nga vende të ndryshme të BE nën petkun e biznesmenëve”,- thuhet në njoftimin e Konferederatës.

Sakaq, Prokuroria dhe Policia e Shtetit duhet të kenë një reagim publik për këtë ngjarje të rëndë, e cila nuk duhet kaluar në heshtje.

“Kjo është tabloja që sjell mosfunksionimi i Institucioneve Shtetëterore, të cilat në shumë raste janë kthyer në marioneta të kompanive private, ku nuk mungojnë edhe rastet që Inspektorët e Punës marrin honorare nga kompani private”, akuzon konferederata.

Për ngjarjen ka reaguar edhe Aleanca Gjinore për Zhvillim, e cila thotë:

Në mjediset e shoqërisë “Lovers Albania”, degë e shoqërisë “Lovers Romania”, me administrator një shtetas italian dhe me vendndodhje në Shkozet, Durrës, u helmuan për shkaqe të panjohura mbi 20 punonjëse gra, midis të cilave gra shtatzëna. Për një ngjarje të tillë po hetohet nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me organet kompetente të shëndetit publik. Ne po ndjekim hap pas hapi, zbardhjen e plotë e të shpejtë, të ngjarjes duke patur parasysh që ky nuk është rasti i parë që gratë e vajzat punëtore në fabrikat e tekstileve e këpucëve helmohen masivisht në vendin e punës . Ne po ndjekim grate dhe trajtimin e tyre ne spital dhe do e ndjekim kete ceshtje edhe me tej. Mjaft me helmime ne vendin e punes dhe shkelje flagrante te te drejtave te punetoreve.

Tags: akuzegrahelmiminspektorsindikata

JU SUGJEROJME

Aksidenti tragjik në Berat/ Shfaqen dyshime të reja të policisë
Aktualitet

Aksidenti tragjik në Berat/ Shfaqen dyshime të reja të policisë

27/06/2022
Lajm i trishtë! Shuhet pedagogia e njohur
Aktualitet

Lajm i trishtë! Shuhet pedagogia e njohur

27/06/2022
Jeta “normale” në Kiev para orës së shtetrrethimit dhe buçitjes së sirenave për sulm ajror
Bota

Jeta “normale” në Kiev para orës së shtetrrethimit dhe buçitjes së sirenave për sulm ajror

27/06/2022
Tragjedi në Berat/ Makina del nga rruga bie në lumë, humb jetën nëna dhe fëmija 6-vjeçar
Aktualitet

Tragjedi në Berat/ Makina del nga rruga bie në lumë, humb jetën nëna dhe fëmija 6-vjeçar

27/06/2022
Next Post
Djali i Inva Mulës bëhet nostalgjik, poston foto me nënën të shumë viteve më parë

Djali i Inva Mulës bëhet nostalgjik, poston foto me nënën të shumë viteve më parë

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Aksidenti tragjik në Berat/ Shfaqen dyshime të reja të policisë
  • Lajm i trishtë! Shuhet pedagogia e njohur
  • Jeta “normale” në Kiev para orës së shtetrrethimit dhe buçitjes së sirenave për sulm ajror
  • Tragjedi në Berat/ Makina del nga rruga bie në lumë, humb jetën nëna dhe fëmija 6-vjeçar
  • Numri i ri i INGENIOUS- Roli jetik i teknologjisë së informacionit në shoqëritë e sotme



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In