Franca ka dënuar ngjarjet më të fundit të ndodhura në Rusi kundër opozitarit Alexei Navalny. Sipas raportit paraprak të mjekëve në Gjermani ai ka qenë viktimë e një helmimi.
Ndërkohë Franca u ka kërkuar autoriteteve ruse një hetim të shpejtë dhe transparent, theksoi Quai d’Orsay nga Ministria e Punëve të Jashtme.
“Franca shpreh shqetësimin e thellë para këtij akti kriminal të kryer kundër një aktori të madh të jetës politike ruse”, deklaroi në një komunikatë ministria duke e gjykuar thelbësore që autoritetet ruse të iniciojnë një hetim të shpejtë dhe transparent, i cili do të lejojë të përcaktohen rrethanat në të cilat është kryer ky akt.
Parisi zyrtar thotë se përgjegjësit e këtij akti duhet të identifikohen dhe të dalin para drejtësisë dhe përsëriti vullnetin për t’i dhënë opozitarit si dhe të afërmve të tij mbështetje në këto rrethana të vështira.
Pak më parë, Kremlini i konsideroi të nxituara përfundimet e mjekëve gjermanë që arritën në përfundimin se Alexei Navalny ishte helmuar.