Saturday, May 14, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Helmimi masiv në Krujë, deputetet e PD: Prokuroria të hetojë shpejt

by mapo.al
26/10/2021
in Aktualitet, Kronika, Kryesore
0

Deputete të Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, Orjola Pampuri dhe Merita Bakiu kanë vizituar sot në spitalin e Krujës pacientët e shtruar që kanë shfaqur prej të dielës shenja të helmimit.

Ndërsa kërkoi nga prokuroria të hetojë sa më shpejt këtë ngjarje, deputetja Bakiu u shpreh se djali i saj por edhe pjesëtarë të tjerë të familjes janë prekur nga helmimi duke kërkuar ndihmë mjekësore.

Merita Bakiu: Si qytetare e Krujës më shumë në rolin e deputetes, jam e shqetësuar për gjendjen shëndetësore të gjithë këtyre njerëzve. Isha mbrëmë deri në mesnatë. Gjendja u duk sikur u stabilizua por në orët e hershme të mëngjesit, shikojmë që gjendja përsëri është bërë kritike. Ka shumë të sëmurë që po trajtohen në kushtet e shtëpisë, nga informacionet që më vijnë, janë prekur mosha e tretë dhe po trajtohen në shtëpi. Njerëzit nuk po furnizohen me ujë të pijshëm dhe kur kanë të sëmurë në shtëpi kjo është problem. Më shqetëson përgjigja e analizave të ujit. Unë jam e prekur, sot unë kam të prekur tim bir. Kam motrën time dhe pjesëtarë të tjerë të familjes. Nuk e di se si do të vazhdojë trajtimi i këtyre njerëzve të cilët janë të infektuar. Më shqetëson më shumë se si do të veprohet sepse kemi raste të përsëritura. Dje ishin 240 raste, sot kanë arritur në 370 raste.

Ajo që ne na shqetëson dhe ndjejmë shumë keqardhje se janë rreth 60 fëmijë që po trajtohen gjatë këtyre ditëve në kushte spitalore. Gjëja që mua këtu nuk më vjen mirë është se u bë kohë që unë dhe kryetari i partisë jemi këtu të pranishëm dhe nuk gjejmë kryetarin e bashkisë, i cili duhet të jetë përgjegjës dhe duhet të shohë kushtet spitalore në të cilat ndodhet spitali i Krujës.

Unë gjej rastin të falënderoj këtë ekip të mjekëve, që në këto kushte në të cilat është spitali i Krujës janë në shërbim të njerëzve prej 48 orësh. Ndaj dhe i falënderoj shumë. I jemi mirënjohës ekipit mjekësor të spitalit të Krujës.

Pyetje: Ju dje keni thënë se nuk janë kushtet në spital. Ndërkohë pak më herët ishte këtu ministrja e Shëndetësisë e cila hodhi poshtë këto akuza. Çfarë keni për të thënë për këto?

Deputetja: Unë nuk e di se në cilën sallë ka hyrë ministrja, por e ftoj që të vij bashkë me mua dhe me kolegët e mia që të hyjmë tek pjesa e Urgjencës dhe të shikojmë sesi janë kushtet. Nëse për ministren këto kushte janë normale?! Atëherë nuk mund ta komentoj këtë pjesë.

Pyetje: Ju thatë që djali juaj ka shfaqur shenja helmimi. Çfarë ka konsumuar sepse besoj se jetoni në të njëjtën banesë dhe helmimi duhej të ishte i njëjtë?

Deputetja: Po. Por problemi është se brenda të njëjtës familje nuk janë helmuar të gjithë njerëzit. Po ju jap një rast tek rrethi familjar, ku tre nga personat e familjes janë të sëmurë dhe dy jo. Kjo varfët nga imuniteti i trupit të njeriut.

Pampuri: Ne vizituam personat që janë sëmurë dhe ndodhen aktualisht brenda në Urgjencë të spitalit. E mbështes kolegen time lidhur me gjendjen dhe kushtet e spitalit, të cilat linin shumë për të dëshiruar.

Një numër kaq i lartë personash të cilët janë helmuar, nuk besoj te jenë helmuar nga një ushqim, besoj unë, deri në momentin që të dalin analizat të cilat do ta vërtetojnë. Sepse nuk kanë qenë në të njëjtin vend, nuk kanë frekuentuar të njëjtin vend. Ajo çka aludojmë deri tani është uji. Dhe ujin e lidhim pikërisht me atë të cilin Edi Rama inauguroi gjatë fushatës tenderin korruptiv të ujësjellësit. Dhe nëse ministrja hedh poshtë faktin se kushtet e spitalit nuk janë ashtu siç janë pasqyruar nga kolegia ime, janë ashtu dhe mos më keq.

Ne kemi vizituar të sëmurë të cilët janë nëpër dhoma dhe po marrin serum. Të jemi të sinqertë, kushtet janë skandaloze. Mos bëjmë shoW dhe të mos tjetërsojmë lajme por të themi realitetin. Sepse duke thënë realitetin, ndihmojmë qytetarët.

Është e vërtetë. Sot është prekur jeta e qytetarëve për shkak të tenderave korruptivë dhe korrupsionit me të cilën është përfshirë kjo qeveri. Ne na kushton më shumë që të mbajmë në qeveri këta politikanë të korruptuar.

Sot përveç xhepave që ne kemi përmendur, nuk dua ta politizoj situatën, sepse është një situatë vërtetë kritike dhe bëhet fjalë për shëndetin e njerëzve, por sot falë atij korrupsioni të këtyre qeveritarëve i ka kushtuar shëndeti i qytetarëve.

Unë kam ardhur sot për të mbështetur kolegen time, për të mbështetur këta qytetarë. Sa qytetarë janë sot në shtëpi që po ndiqen? Ju jeni gazetarë. Inspektoni këtë. Sa ekipe ka dërguar Ministria e Shëndetësisë për t’i ndjekur këta qytetarë në shtëpi. Kush po i ndjek? Çfarë mjekimi po marrin? Çfarë trajtimi po marrin? Si është situata? Sa janë? Nuk kemi asgjë. Nuk i vlen askujt që të thotë se situata është rozë kur është e tillë siç është realiteti dhe e keni parë edhe ju sot. Le t’i themi gjërat siç janë sepse duke i thënë gjërat siç janë, ka shpresë që gjërat të bëhen më mirë.

Dhurata Çupi: Ne jemi sot me zonjën Bakiu dhe zonjën Pampuri së pari për të qenë pranë qytetarëve. Është një shqetësim i ngritur nga deputetja znj Bakiu që dje në seancën parlamentare. Është një shqetësim i cili nuk u mor seriozisht nga organet sepse ndoshta mund të kishte një parandalim. Ose numri i qytetarëve të prekur nuk do të ishte në rritje. Ne erdhëm takuam qytetarët dhe iu uruam shërim të shpejtë. Janë shumë fëmijë dhe që është e ndjeshme si problematikë. Një djalë 10 vjeç të cilin sapo e takuam, një zotëri me serum. Aludohet që mund të jetë nga uji. Ku janë organet e drejtësisë? Ku është prokuroria? Çfarë deklarate ka paraprake të prokurorisë. Çfarë nëse ka siguruar prokuroria për të siguruar provat dhe për të hetuar. Përse nuk ka një komunikim me median, me qytetarët dhe një sqarim se çfarë po hetojnë ata. Helmimi është masiv dhe ka një indicie, përse vjen kjo. Paralelisht institucionet shtetërore duhet të veprojnë në mënyrë urgjente dhe duhet të kishim një deklaratë paraprake nga organet e hetimit. Çfarë provash kanë marrë? Çfarë po hetojnë deri më sot? A po hetohet ajo çfarë po aludohet, helmimi nga ujsjellsi. Të mos harrojmë se vetëm disa muaj më parë kryeministri ka bërë fushatë madje ka provuar edhe ujin e këtij ujësjellësi duke aluduar që është në të gjitha kushtet ujësjellësi. Ne duhet të kemi deklarata të pavarura për t’u treguar qytetarëve se ka hetim serioz. Unë vij nga qarku Dibër ku disa herë në Bulqizë helmohen qytetarët nga ujësjellësi. Asnjëherë nuk kemi deklarata të organeve hetimore. Ajo çfarë bën ekzekutivi dhe çfarë bëjnë organet hetimore duhet të ndahen, për të qenë transparente me këtë çështje dhe për t’iu dhënë besim qytetarëve që nesër nuk do të përsëritet. Duhet të kishim një deklaratë të prokurorisë. Shërim sa më të shpejtë. Uroj të mos përsëritet dhe uroj që çdo institucion të kryejë detyrën e vetë.

Tags: deputetët e PDhelmimi masiv ne Kruje

JU SUGJEROJME

Zelenski: Pavarësisht masakrave, jam i gatshëm për bisedime me Putin në Ukrainë
BE

Eurovision/ Zelensky i bën thirrje Europës të votojë për këngën e Ukrainës

14/05/2022
Kush janë 5 anëtarët e Bordit të krijuar nga Qeveria, që do vendosin çmimin e naftës
Bota

A do të mbarojë ndonjëherë nafta?

14/05/2022
Atentati në Lezhë/ Shënjestra sa ishte kthyer nga Belgjika, telefonoi vetë policinë
Kronikë

Atentati në Lezhë/ Shënjestra sa ishte kthyer nga Belgjika, telefonoi vetë policinë

14/05/2022
Gruaja në Vlorë gjen kocka njeriu brenda grumbullit të dheut
Aktualitet

Atentat në Lezhë, qëllohet me armë drejt një makine

14/05/2022
Next Post
Kosovë – Gjashtë viktima dhe 206 raste të reja me koronavirus

Asnjë viktimë nga COVID në Kosovë, rriten rastet e reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Ronela Hajati tregon momentin më të vështirë në karrierë
  • Eurovision/ Zelensky i bën thirrje Europës të votojë për këngën e Ukrainës
  • A do të mbarojë ndonjëherë nafta?
  • Atentati në Lezhë/ Shënjestra sa ishte kthyer nga Belgjika, telefonoi vetë policinë
  • Berisha: Deklaratat e Edi Ramës, si ato të Enver Hoxhës!

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In