Mbi 20 persona kanë përfunduar të helmuar në urgjencën e spitalit të Durrësit. Bëhet fjalë për helmim nga ushqimi.
Ata kanë qenë në një dasmë dhe menjëherë pas përfundimit të saj janë ndjerë keq dhe u është dashur ndihmë mjekësore.
Mes të helmuarve mësohet se ka edhe fëmijë të vegjël. Një pjesë e të helmuarve janë në gjendje të rëndë.
Policia dhe autoritetet përkatëse kanë shkuar në lokalin ku ishte zhvilluar dasma për të bërë analizat dhe për të gjetur shkaqet e helmimit të dasmorëve./abc/