Një javë pasi 6 nxënës u helmuan në shkollën e mesme “Janaq Kilica”, një tjetër ngjarje është regjistruar sërish në këtë shkollë.
Mësohet se më shumë se 30 nxënës kanë përfunduar me urgjencë në spital, pasi kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen gjatë orës së mësimit.
Nuk është e qartë se çfarë e ka shkaktuar helmimin e tyre, nëse ka ndodhur nga ushqimi i konsumuar në pushim apo nga ndonjë lëndë e paidentifikuar në ambientet e shkollës.
Në rastin e parë u tha se helmimi ndodhi për shkak të një eksperimenti gjatë orës së kimisë.