Është arrestuar nga policia një edukatore e një kopshti në Kinë. Arrestimi ka ndodhur pasi ajo dyshohet se helmoi 23 fëmijë me qullë për mëngjes. Ngjarja e rëndë ndodhi në një kopsht në qytetin Jiaozuo.
Nga hetimet paraprake u zbulua se ushqimi përmbante nivele të larta nitrat natriumi. Nuk dihet ende motivi i helmimit të fëmijëve, të cilët u dërguan menjëherë në spital. Fëmijët fillimisht kishin të vjella dhe më pas u ra të fikët.
Incidenti ndodhi të mërkurën e javës së kaluar, por u bë publik ditën e djeshme. 15 fëmijë kanë dalë nga spitali, ndërsa 8 të tjerë janë duke marrë ndihmën e mjekëve, ku njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. Sipas mediave lokale kopshti është mbyllur përkohësisht dhe fëmijët do shpërndahen në kopshte të tjera.