Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Twitter i është drejtuar me një, këshillë miqësore siç e quan ai, Lulzim Bashës dhe opozitës që t’i lejnë sharjet e kërcënimet dhe të mos thonë se u prish marrëveshja e 5 qershorit.
Deklarata e kreut të qeverisë vjen një ditë pasi ai u shpreh se PS mbështet listat e hapura, ndërsa ndeshi në reagimin e fortë të opozitës që kundërshtoi një nismë të tillë, pas të cilës fshihet pikërisht heqja e koalicioneve parazgjedhore.
“Ne s’donim e s’duam administratë zgjedhore partiake”, shkruan Rama, ku kuptohet një kërcënim për opozitën.
Sipas tij, opozita mori gjithçka që donte në tryezën e dakodësuar të 5 qershorit dhe tani si rrjedhojë, kërkon që të lihet mazhoranca të votojë draftin në Kuvend bashkë me votat e opozitës parlamentare.
Postimi i plotë
Një këshillë miqësore për Lulzim Bashën e kolegët opozitarë jashtë Kuvendit: Lërini sharjet e kërcënimet ju lutem e mos thoni u prish marrëveshja, se ajo marrëveshje u bë me ju e për ju, jo për ne! Ne s’donim e s’duam administratë zgjedhore partiake, prandaj mos na provokoni se s’ua kemi borxh as ne, as populli jo e jo, pasi morët gjithçka deshët! Peng Kuvendin e zgjedhësit, të cilëve do t’u japim mundësinë të votojnë për deputetin e jo vetëm për partinë, nuk i merrni dot! Po mos na nxisni kundër asaj marrëveshjeje që e bëmë për ju po na lini ta votojmë…