Aktualitet

Heqja e pasaportave për kuqezinjtë – Lila: Hakmarrje e Ramës për bluzën e dhënë Bashës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:26 - 01/04/21 |
mapo.al

Ish-futbollisti e ka komentuar vendimin e heqjes së pasaportave diplomatike futbollistëve të Kombëtares, si hakmarrje për gjestin që kuqezinjtë bënë pak ditë më parë, duke i dhuruar kryedemokratit Lulzim Basha një fanellë me numrin 9.






Në një prononcim për Syri Tv, Lila u shpreh se kjo është një tallje që i bëhet sportit shqiptar, dhe se ekipit kombëtar i Euro 2016-s nuk duhet t’i bëhej ky veprim.


“Vendimi erdhi menjëherë pas ndeshjes me Anglinë, kur ne i dhuruam Lulzim Bashës fanellën e Kombëtares shqiptare. Mendoj se ky vendim është i qëllimshëm. Është një tallje që i bëhet sportit në përgjithësi. Ekipit kombëtar të EURO 2016 nuk duhet t’i bëhej ky veprim pasi mendoj se është ekipi më i mirë që ka nxjerrë ky vend’, – tha ish lojtari i Kombëtares.

Lexo edhe :  Rama e largoi nga Elbasani, Balla prezantohet në Fier si drejtues politik






Risjellim në vëmendje se Lila është caktuar nga kryedemokrati Lulzim Basha, Koordinator Kombëtar për Sportin.





LEXO EDHE:

Privilegjet e kombëtares, sipas humorit dhe fushatave të Ramës

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas