Aktualitet

Hera e parë në historinë e modës, një shqiptare nominohet nga Louis Vuitton














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:48 - 07/04/21 |
mapo.al

Stilistja, Nensi Dojaka është shqiptarja që i bashkohet për herë të parë një prej shtëpive më të njohura të modës në botë, Louis Vuitton.





Në mesin e 20 stilistëve të rinj të përzgjedhur nga “LVMH Prize” e që kanë mbërritur deri në gjysmëfinale, është dhe shqiptarja e talentuar, e cila mori menjëherë emër nga veshja e realizuar për modelen e famshme, Bella Hadid.


Gara do të jetë digjitale për shkak të situatës së krijuar nga pandemia dhe kësaj radhe vjen me një risi: vec votave të ekspertëve më në zë të modës, aty për herë të parë do të kenë peshën e tyre edhe votat e publikut.




Konkursi do të mbahet nga data 6 deri më 11 Prill 2021 online në faqen e dedikuar “lvmhprize”, ku janë publikuar edhe koleksionet e reja ku koleksioni i shqiptares, Nensi Dojaka renditet i 12-ti.



Çmimi i LVMH për stilistët e rinj ka tërhequr më shumë se 1900 aplikantë nga mbarë bota. Prej tyre janë përzgjedhur 20 stilistë të rinj nga Kina, Franca, Italia, Japonia, Libani, Nigeria, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut, Mbretëri e Bashkuar dhe SHBA.

Vlen të theksohet se për herë të parë në këtë edicion është përzgjedhur një stilist nga Kolumbia dhe një vajzë nga Shqipëria.

 

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas