fbpx

Aktualitet

“Herkuli” i Gjeorgjisë, tërheq anijen 200 ton me 1 gisht (VIDEO)






               Publikuar në : 08:20 - 15/09/19 |
mapo.al

Shumica prej nesh e ka përdorur shprehjen “të ngre në ajër me një gisht” në formë kërcënuese, por askush nuk e ka menduar se mund ta bëjë një gjë të tillë realisht.


Por në Gjeorgji, një person ka treguar se ka një forcë realisht të madhe në gishtat e tij, duke tërhequr edhe një anije 200 tonëshe për 5 metra.



E pabesueshme apo jo?!
Në fakt, i cilësuar si Herkuli i Gjeorgjisë, Giorgi Rostomashvili, synon të futet në rekordet Guinnes, dhe mesa duket ai ia ka dalë që të realizojë objektivin e tij.

Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme:


Etiketa: , ,

Pas