Sunday, February 5, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

“Hero, model mes nesh” – Reagimet në rrjet për fatin tragjik të Arjan Salës

by mapo.al
26/03/2021
in Aktualitet, Kronika, Kryesore
0

Reagime pafund në rrjet në lidhje me fatin e 33-vjeçarit Arjan Sala. Tashmë ai do të mbahet mend si hero, pasi raportohet se ai ka shpëtuar mbi 20 persona. Dyshohet se i riu ka humbur jetën si pasojë e flakëve që përfshiu magazinën e një qendre tregtare dy ditë më parë. Artistë, pedagogë, politikanë dhe qytetarë të thjeshtë i bashkon ngushëllimi dhe lutja për 33-vjeçarin. 

Dom Gjergj Meta, shprehet në rrjete sociale se nuk ka dashuri më të madhe se e atij që jep jetën për miqtë e vet.



“Nuk ka dashuri më të madhe se e atij që jep jetën për miqtë e vet…”
Ndoshta nuk do ta kishim njohur kurrë emrin tënd, por sot Arjan Sala ti je heroi i shumkujt!
Të qoftë i lehtë dheu!
Pushofsh në paqe!“-shkruan Dom Gjergji.

Mes reagimeve, është edhe këngëtarja Rovena Stefa, e cila thotë se Sala na bën krenar. “Faleminderit Arjan Sala, ti sot na bëre të ndihemi krenarë që jemi shqiptarë!”-shkruan Stefa.

Reagimeve ngushëlluese i është bashkuar edhe Aldo Bumçi nga Partia Demokratike. Ky i fundit shprehet se shteti nuk po reagon, ndërsa lutjet shkojnë për Arjan Salën.

“Ku është SHTETI?????….apo është i zënë vetëm me ata që i quan ‘qytetarë’. Për ‘jo-qytetarët’ është vetëm mëshira e fatit!
Nuk dihet asgjë për fatin e 33-vjeçarit Arjan Sala që dy ditë më parë hyri në magazinën ku ra zjarri për të shpëtuar të tjerët…
Që nga e mërkura kur ra zjarri tek Casa Italia, vetëm SOT shefi i shërbimit zjarrfikës ka shkuar në vendngjarje ‘vullnetarisht’ sepse ende nuk ka asnjë njoftim ZYRTAR!
A ka mbetur ndonjë qelizë njerëzore në këtë qeveri….
Lutemi për ty Arjan!“-shkruan Bumçi në rrjete sociale.

Një reagim i veçantë është ai i pedagoges Nevila Xhindi, e cila thotë se ka modele brenda nesh, por sa keq që nuk kemi nuhatje për t’i identifikuar sa janë gjallë.

“Po kërkojmë modele brenda nesh?
Po ore ka, dhe ka shumë, por sa keq që nuk kemi “nuhatje” e ti identifikojmë sa janë gjallë!
Respekt për këtë djalë model e për familjen që e rriti të tillë!
#njëriprejnesh
#naimorimendpolitika
#monumentnëtiranë
#fushataime”-shkruan Xhindi.

Gjithashtu, reagimeve i është bashkuar edhe Erion Kristo. Ai shprehet në rrjet se duhet t’i jemi mirënjohës heroit Sala.

“Shpresoj të mos e kem gabim, por është momenti të jemi mirënjohës ndaj heroit Arjon Sala, për shpëtimin e jetëve njerëzore nga zjarri i tmerrshëm. Heroi ynë. I përjetshëm qoftë kujtimi yt.”-shkruan Kristo.

Në prononcime për mediat, kanë reaguar edhe të afërmit e të riut, i cili është baba i një fëmije. Xhaxhai i tij tha me lot në sy, se Sala ka shpëtuar mbi 20 persona, ndërkohë që vetë nuk ia arriti të dilte. Ai tha më tej se tashmë shpresat i ka tek Zoti./Mapo.al/ 

LEXO EDHE: 

Ky është Arjan Sala, roja hero që dha jetën për punonjësit e magazinës (FOTO)

Tags: Arjan SalaCasa Italiaqendra tregtarereagime ne rrjete socialeZjarri ne magazine

JU SUGJEROJME

Një armë e re pjesë e ndihmës amerikane për Kievin prej 2 miliardë dollarësh
Bota

Një armë e re pjesë e ndihmës amerikane për Kievin prej 2 miliardë dollarësh

03/02/2023
Çmimi Kadare 2023/ Juria e re me shkrimtarë e gazetarë nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut
Kryesore

Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj

01/02/2023
Aleksandër Vuçiç: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë
Bota

Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij

28/01/2023
PS mbledh sot Grupin Parlamentar për emrin e ri të presidentit
Kryesore

PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ

28/01/2023
Next Post
Kryemadhi në Shkodër: Ky sekt, shkatërroi memorien historike, do kthejmë rininë

Kryemadhi në Shkodër: Ky sekt, shkatërroi memorien historike, do kthejmë rininë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Një armë e re pjesë e ndihmës amerikane për Kievin prej 2 miliardë dollarësh
  • Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj
  • Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit
  • Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë
  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In