Aktualitet

Heroi 7-vjeçar/ Noton për një orë, për të shpëtuar babanë dhe motrën














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:43 - 01/06/21 |
mapo.al

Një djalë 7-vjeçar, u tregua i guximshëm kut notoi për një orë, për të ndihmuar motrën dhe babanë e tij, të cilët u tërhoqën nga rryma e fortë.






Të shtunën e kaluar, babi i shtatë vjeçarit ankoroi varkën në lumë, për të lënë dy fëmijët e tij, Chase 7-vjeçar dhe Abigail 4-vjeçar të notojnë.


Ngjarja ka ndodhur në Florida, SHBA.







Pas një rryme të fortë, vajza e vogël, (e cila kishte veshur jelekun e shpëtimit), u tërhoq nga uji.



Menjëherë babai u hodh në lumë për ta shpëtuar dhe i tha djalit 7-vjeçar të notonte deri në breg, pasi varka e tyre ishte përmbysur.



“I thashë se e dua, sepse nuk isha i sigurt se çfarë do të ndodhte, u përpoqa t’i mbaja që të dy“, tha babai pas incidentit.

Vogëlushi notoi rreth një orë për të arritur në breg. Sapo arriti në breg, vrapoi për të shkuar në shtëpinë më të afërt, për të kërkuar ndihmë. Ndërkohë, motra dhe babai i tij ishin tërhequr nga rryma rreth tre kilometra nga vendi ku ishte varka.

Për fat të mirë ekipet e shpëtimit mbërritën në kohë dhe nxorën nga lumi babanë me të bijën, shëndoshë e mirë./ CNN

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas