Aktualitet

Heroinë e fara hashashi, policia arreston vlonjatin





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:17 - 17/08/19 |
ro ot

Policia e Vlorës bën me dije se ka goditur një rast të trafikut të lëndëve narkotike. Blutë e qytetit jugor thanë se kanë arrestuar në flagrancë shtetasin M.L 31 vjeç, pasi u kap me lëndë narkotike të llojit heroinë, ndërsa i janë gjetur edhe fara hashashi.


Njoftimi i policisë:


Vlorë


Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotike pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative ka bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit M.L., 31 vjeç, banues në Vlorë.


Kapja e tij u bë në një nga rrugët e lagjes “Osmën Haxhiu” pranë vendit të quajtur “6-katëshi”, pasi nga kontrolli fizik iu gjetën disa doza lëndë narkotike të dyshuara si heroinë.

Gjithashtu, nga kontrolli i banesës së tij në lagjen “Partizani”, shërbimet kontatuan 110 gramë material në formë pluhuri e cila dyshohet të jetë përzierës i lëndës narkotike heroinë, po ashtu u gjetën edhe disa fara hashashi.

 


Etiketa: , , , ,

Pas