Policia italiane ka vënë në pranga një 23-vejçar shqiptar i cili është kapur me drogë.
Mediat bëjnë me dije se i riu shqiptar kishte fshehur drogën në dyshek dhe më pas e shiti në zonën e Campasso.
Shpërndarësi 23-vjeçar u arrestua nga agjentët e stacionit policor Pré. Pasi kontaktoi me disa bashkëmoshatarë, i riu hyri në një ndërtesë.
Me të ikur, ai u ndalua nga oficerët të cilët kontrolluan në apartamentin ku ai kishte qenë për disa orë.
Sipas policisë të riut i janë kapur dhe sekuestruar mbi 700 gramë heroinë të ndarë në tetë paketime dhe disa fletë ku shënoheshin emrat dhe numrat e telefonit të personave që do iu dërgonte porositë.