Dr. Ridvan Bajrami, një ditë pas aksidentit tragjik pranë fshatit Laskarcë në autostradën Shkup-Tetovë tregon natën e rëndë në Spitalin e Përgjithshëm “8 Shtatori”.
Ai mori një telefonatë në orët e pasdites nga ekipi në detyrë se ka ndodhur një aksident i rëndë dhe se të gjithë do të duhet të mobilizohen.
“Për fat të keq, dje kemi pasur një aksident të madh. Jemi mobilizuar e gjithë ekipa. Shtesë nga shtëpia, gati 90 për qind ishin për kohë të shkurtë në punë”, thekson Dr. Bajrami nga Reparti i kirurgjisë digestive.
“Në spitalin “8 Shtatori” u pranuan 37 pacientë, për momentin prej tyre, janë 29. Pacientët e parë që u pranuan kishin lëndime të rënda në disa organe. Të gjithë u kujdesën në spitalin tonë, kemi katër persona në kujdes intensiv. Të tjerët janë në Ortopedi dhe Traumatologji”, shtoi ai.
“Pas mesnatës kishim një operacion të një paciente me gjysmëtraumë. Kishte gjakderdhje të brendshme në bark, hymë në sallë. Ajo është paciente e re, e cila tani është në gjendje stabile”, thotë Dr. Bajrami, i cili gjatë detyrës ishte kreu i ekipit kirurgjik.
Puna është e vështirë, shton ai pasi çdo ditë ka pacient me dëmtime të rënda, por ato janë raste individuale, për dallim nga dje kur ekipi ishte i dobishëm para sfidës për të shpëtuar dhjetëra jetë.