Aktualitet

Hesape fushate














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:55 - 20/04/21 |
Sonila Meço

1,6 milionë shqipove emigrantë nuk ua mundësojmë votën. I fusim dhe një karantinë për datën e votimeve, kryesisht Greqisë me rreth 600.000 shqiptarë. Nuk na la pandemia t’i skedojmë, ndaj ecim me planin e sigurt. Nuk na zbarkojnë këtu me mendje të ngritur e na dynden në Qendra Votimi.






173.000 personave me aftësi të kufizuara, asnjë akses për votime. Se të pakënaqur do jenë me qeverinë. Ndaj nuk na zbarkojnë në Qendra Votimi mendje ngritur.


100.000 persona që presin legalizimet për ndërtime pa leje i mbajmë varur, se një fjalë duan ata. Po nga 2 vota për familje minimalisht i kanë? Ja 200.000 që nuk i zbarkojmë me mendje ngritur, por mendje mbledhur në Qendra Votimi.







Vijojmë…




30.000 aktivë me covid? Kush ka nge të merret me ta, t’u mbushë mendjen, se po marrim ndonjë infektim. Pa do jenë nervozë se paguajnë nga xhepi çdo kurë. Të përjashtohen nga votimi. Kështu nuk na zbarkojnë me virus kundërshtari në Qendra Votimi.



Tabela e të dhënave personale ka në patronazh ata me pampersa, me gjysmë mendje, me fëmijë emigrantë, pensione të ulta, adoleshentët nga mendtë, opozitarë me lista, hallexhinj pa parti e me parti. Këta do sigurohemi që nuk zbarkojnë në Qendra Votimi pa mendje të ndarë.

Rrogëtarët e shtetit kanë bërë betimin me vendin e punës, po themi 170.000 vetë. Po nga këta gjysmat i kemi të sigurtë, gjysmat i pengojmë me përdorimin e të dhënave personale, ja po themi 90.000. Po nga dy veta për familje, 180.000 vota. 160.000 të tjerë i mbajmë me tezat: “Ja iku ky, po kush vjen!”, “Zhgënjimi 30 vjeçar”, “Luli fle, Likja bërtet!”. Pra nuk na zbarkojnë çeta guerrile administrate në Qendra Votimi.

Po të shiturit? Të blerët? Të shantazhuarit?

Ndaj duhet ndarë mendja e të zbarkohet e votohet me çdo kusht në Qendra Votimi, se përndryshe pas 4 vitesh secilit do t’i bjerë nga një kategori së cilës i mohohet me kushtetutë e drejta e votës.

1


Etiketa: , , ,

Pas