Kronika

Hetimet gjermane: Artan Shkëmbi i OFL i nisi mesazh të koduar trafikantit nga godina e Policisë së Shtetit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:31 - 30/09/20 |
mapo.al

Zbardhen të tjera detaje nga hetimet ndaj ish-kreut të OFL, Artan Shkëmbi, i cili të hënën u pezullua edhe nga detyra me firmë të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. 


Gazeta MAPO ka mësuar nga burime të besueshme se ishin hetimet nga autoritetet gjermane ato që hodhën dritë mbi një skandal të përmasave të mëdha ku është i përfshirë një prej funksionarëve më të rëndësishëm të Policisë së Shtetit.


Të njëjtat burime saktësuan për MAPO se Shkëmbi ka përdorur një platforme chati të kriptuar për të informuar një person që kërkohej për trafik droge në Gjermani, se pasuria e tij po hetohej. E gjitha ka ardhur pas një letërporosie që autoritetet gjermane kishin kërkuar nga partnerët shqiptarë, për të vënë në dispozicion të dhëna për shqiptarin. Ky ka qenë edhe momenti që Artan Shkëmbi duke përfituar nga pozicioni në Policinë e Shtetit, vuri në dijeni përmes një SMS-je personin nën hetim në Gjermani.



Mesazhi i ish-kreut të OFL, sipas autoriteteve gjermane, është dërguar nga godina e Policisë së Shtetit. Fakt ky që tregon se skandali merr të tjera përmasa, pasi është shfrytëzuar zyra e Policisë së Shtetit për të nxjerrë sekretin hetimor dhe dekonspiruar operacionin.

Lexo edhe :  Trafik armësh dhe vjedhje - OFL shënjestron 6 të dënuar (EMRAT)

Artan Shkëmbi ka vënë në dijeni trafikantin shqiptar në Gjermani se po hetohej. Kaq ka mjaftuar që i shumëkërkuari të humbë gjurmët menjëherë. Pas SMS-së së koduar, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është arratisur dhe s’është kapur nga autoritetet gjermane.


Mësohet se shqiptari në kërkim është kreu i një rrjeti trafiku ndërkombëtar kokaine në Europë dhe më gjerë. Hetimet e polisë gjermane për shqiptarin nisën nga INTERPOL-i pas një megaoperacioni ku u arrestuan mbi 800 persona të përfshirë në trafiqe, u kapën mbi 2 ton drogë e llojit kokainë si dhe u sekuestruna 54 mln paund. Nga hetimet rezultoi se në trafik ishte i përfshirë edhe shqiptari i cili u njoftua nga ish-shefi i OFL, Artan Shkëmbi, duke i shpëtuar kështu arrestimit.

Artan Shkëmbi do të perballet sot me Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas