Aktualitet

Hetimet për tërmetin e 26 nëntorit/ Çela mbledh prokurorët e Tiranës







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:15 - 12/12/19 |
mapo.al

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela zhvilloi sot një takim, në ambiente e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me e drejtues e prokurorë të këtij institucioni.


Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Prokuroria sqaron se në takim u diskutuan probleme që lidhen me funksionimin e policisë gjyqësore, vlerësimin e performancës së saj, organizimin e punës pas rritjes së numrit të prokurorëve në këtë prokurori.


Gjithashtu në fokus ishte çështja mbi procedimet që lidhen me dëmet e shkaktuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.



Njoftimi i plotë:


Prokurori i Përgjithshëm Z. Olsian Çela takim në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.


Prokurori i Përgjithshëm Z. Olsian Çela realizoi sot një takim në ambientet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me prokurorë dhe drejtues të këtij institucioni. Në takim u diskutuan probleme që lidhen me funksionimin e policisë gjyqësore, vleresimin e performancës së saj, organizimin e punes pas rritjes së numrit të prokurorëve në këtë prokurori, çështje që lidhen me zbatimin e ligjit për prokurorinë, pavarësinë dhe përgjegjshmërinë e prokurorëve, ndërtimin e një sistemi efikas të monitorimit të zbatimit të ligjit në këto aspekte, si dhe u trajtuan çështje që lidhen me zbatimin e ligjit, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar”.

Në fokus të vecantë të takimit ishte mbështetja që Prokurori i Përgjithshëm Z. Olsian Çela i ofroi drejtuesve dhe prokurorëve të kësaj prokurorie për procedimet që lidhen me dëmet e shkaktuara nga tërmeti i datës 26 Nëntor, përmes sigurimit të asistencës teknike dhe ekspertizës që do të ndihmojnë në hetimin e shpejtë dhe të plotë të rasteve. Ai inkurajoi prokurorët të kryejnë hetime gjithëpërfshirëse, për të individualizuar autorët e veprave penale dhe për t’i vënë ata para përgjegjësisë penale.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas