Kronika

Hetimi për deputetët, ç’ndodhi më 16 shkurt në drejtorinë e Policisë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:04 - 28/05/19 |
mapo.al

Pas protestës së 16 shkurtit, nga më të mëdhatë që ka bërë ndonjëherë opozita, policia shoqëroi disa pjesmarrës. Deputetët e Partisë Demokratike shkuan pranë drejtorisë së Policië së Tiranës për t’u interesuar.


Incidenti filloi pasi punonjësi i shërbimit nuk i lejoi të kalonin, sepse drejtori i Policisë së Tiranës refuzoi me telefon që t’i priste. Aty ishte përplasja e parë.


Më tej, ka ngelur ende pa u zbardhur se çfarë ka ndodhur saktësisht në zyrën e drejtorit të Policisë së Tiranës, ku besohet se ka pasur edhe aty konfrontim fizik.


Pas daljes nga ambjentet e policisë, Falmur Noka u shpreh se i gjetën drejtuesit me alkool para, dhe që ia kishin marrë pijes me nge. “Janë zhgërryer në whiskey dhe vodka”, tha Noka.


Kjo pamje ngjan se ka revoltuar drejtuesit të zënë në befasi nga deputetët e PD që hynë papritur. Po ashtu, një tjetër arsye e përplasjes, mësohet se ka qënë fakti se njëri prej deputetëve të PD ka pasur një telefon në dorë, dhe shefat kanë menduar se janë filmuar me pije dhe shishe në tavolinë.

Në këtë e sipër ata kanë tentuar t’i marrin telefonin deputetit, dhe aty ka pasur një tjetër përplasje fizike.


Etiketa: , , , , ,

Pas