Vetëm 39 kandidatë për hetues nga 60 që duhet të ketë Byroja Kombëtare e Hetimit, kanë arritur të kalojnë Fazën e Intervistës.
Gjithësesi as kjo nuk i bën ata fitues zyrtarisht hetues pasi testi ka edhe hapa të tjerë përpara.
“Kandidatët e kualifikuar, do të plotësojnë deklaratën e pasurisë dhe interesave private e kandidatit për pozicione të ndryshme në institucionet e sistemit të drejtësisë. Deklarata e pasurisë, e plotësuar, do të dërgohen të skanuara, me e-mail, në adresën [email protected], jo më vonë se data, 02.12.2020”, thuhet në njoftimin e BKH-së.
Testi i fundit që do t’i nënshtrohen kandidatët e kualifikuar, është ai i Poligrafit, udhëzimet për të cilët do të jepen më 2 dhjetor.
“Faza e Intervistës u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit Ndërkombëtar të Ekspertëve, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në Shqipëri”, thekson gjithashtu BKH.
Në garën për hetues në BKH kanë marrë pjesë fillimisht mbi 600 kandidatë.