Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në qytetin e Durrësit.
Një 50-vjeçar është hedhur në gjendje të dehur nga tarraca e banesës së tij, duke pësuar dëmtime të shumta.
I identifikuarit me iniciale A.M. ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndonëse nën kujdesin e nevojshëm mjekësor në Spitalin Rajonal të Durrësit.
Njoftimi i Policisë:
Durrës
Më datë 20.01.2021, në urgjencën e spitalit rajonal Durrës ka shkuar i lënduar shtetasi A. M., 50 vjeç, banues në Durrës. Nga verifikimet e bëra ka rezultuar se ky shtetas duke qenë në gjendje të dehur është vetëhedhur nga tarraca e katit të dytë të banesës së tij. Aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.
*Fotografia, ilustruese
Etiketa: 50 vjecari ne lufte me jeten, Durrës, hidhet nga tarraca i dehur