Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mëngjes në hyrje të qytetit të Përmetit.
Një 60-vjeçar i identifikuar me inicialet S.D., banues në Piskovë, është hedhur nga ura.
Sipas Policisë, i vetëvrari vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Trupi i pajetë në shtratin e lumit, është nxjerrë nga banorët e zonës.
Grupi hetimor ndodhet sakaq në vendngjarje duke punuar për zbardhjen e rrethanave.
Njoftimi i Policisë:
Përmet/Informacion paraprak.
Njoftohemi se rreth orës 09:30, në hyrje të qytetit të Përmetit, është hedhur nga ura shtetasi S. D., 60 vjeç, banues në Piskovë, Përmet, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet në bashkëpunim me banorët e zonës, bënë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë të shtetasit S. D., nga shtrati i lumit. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.