Monday, September 25, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Hidhet poshtë rezultati, zgjedhjet e reja në Stamboll më 23 qershor

by ro ot
07/05/2019
in Bota
0

Autoriteti më i lartë i zgjedhjeve në Turqi i hodhi poshtë zgjedhjet për kryebashkiakun e Stambollit dhe urdhëroi përsëritjen e tyre. Komisioni i Lartë Zgjedhor vendosi në favor të partisë në pushtet të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, i cili e kundërshtoi rezultatin e zgjedhjeve të 31 marsit të fituara nga Ekrem Imamoglu.

Zgjedhjet e reja për Bashkinë e Stambollit janë caktuar të mbahen më 23 qershor. Ekrem Imamoglu i Partisë Popullore Republikane të opozitës, CHP, e fitoi garën për Kryetarin e Bashkisë të qytetit më të madh të Turqisë, me një diferencë të vogël votash, ndaj kandidatit të partisë në pushtet, ish-kryeministrit Binali Yildirim. Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e zotit Erdogan, AKP, tha se një sërë parregullsish në zgjedhje i bënë rezultatet të pavlefshme.



Ajo lërkoi një anulim të zgjedhjeve, me argumentin se edhe pas apelimit të rezutatit, rinumërimi i votave solli të njëjtin rezultat. Opozita në të kaluarën e ka vënë në pikëpyetje pavarësinë e komisionit zgjedhor dhe e ka akuzuar partinë në pushtet se pretendon për mashtrime, ngaqë humbi në votime. Edhe gazeta e opozitës “Birgun”, e cilësoi vendimin e komisionit zgjedhor si “grusht shteti”, duke shtuar se me këtë vendim “drejtësia është pezulluar” dhe se “demokracia është anuluar”.

Kryetari i Bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu do të kandidojë përsëri si kandidati i partisë kryesore të opozitës CHP, në zgjedhjet e përsëritura muajin e ardhshëm, tha Partia CHP të martën. Në një fjalim para ligjvënësve të Partisë së tij Popullore Republikane (CHP) në parlament, Kemal Kiliçdaroglu tha se ka besimin se Ekrem Imamoglu ka për të dalë dalë fitimtar në zgjedhjet e përsëritura më 23 qershor, dhe e akuzoi komisionin zgjedhor për “shkatërrimin e ligjeve, gjyqësorit dhe drejtësisë”.

Ndërkohë, të martën lira turke vazhdoi të bjerë kundrejt dollarit, mes pasigurisë politike në Turqi. Pas publikimit të vendimit për përsëritjen e votimeve, lira ra 2 për qind kundrejt dollarit. Gjatë muajit të kaluar ajo humbi 10 për qind të vlerës.

Tags: 23 qershorStambollte rejaZgjedhje

JU SUGJEROJME

E pazakontë/ Burri maskohet si dele për t’u arratisur nga burgu
Bota

E pazakontë/ Burri maskohet si dele për t’u arratisur nga burgu

14/02/2023
Kina i kundërpërgjigjet akuzave të SHBA-vë për spiunazh
Bota

Kina i kundërpërgjigjet akuzave të SHBA-vë për spiunazh

13/02/2023
Të mbijetuarit e tërmetit në Turqi mes frikës dhe pasigurisë
Bota

Të mbijetuarit e tërmetit në Turqi mes frikës dhe pasigurisë

13/02/2023
Pjesëtari i FSK-së rrëfen shpëtimin e 2-vjeçares: Na shikoi në fytyrë dhe filloi të qeshë
Bota

Numri i viktimave arrin në mbi 37.000, por ka dhe mrekulli, shpëtohen disa persona në Turqi

13/02/2023
Next Post
“Më kishte marrë dhenë martesa”/ Endri Prifti flet për këngën e re

"Më kishte marrë dhenë martesa"/ Endri Prifti flet për këngën e re

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In