Aktualitet

Hidhet shorti i Europa League, ja me kë do përballet Interi, Man.United dhe Roma





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:35 - 28/02/20 |
mapo.al

Ka përfunduar shorti i fazës së 1/8-ave të Europa League, që u zhvillua ditën e sotme në Nyon. Goglat kanë rezervuar short ferri për Romën dhe Sevillan, të cilat vihen përballë njëra-tjetrës që në këtë fazë.


Sfida e parë do të luhet në Spanjë, ndërsa kthimi në “Olimpico”. Manchester United ka rezultuar me fat, teksa do të përballet me surprizën LASK Linz, ku ndeshja e parë luhet në Austri. Inter do të luajë ndaj Getafes, ndërsa përballje interesante pritet të jetë ajo mes Ëolfsburg dhe Shakhtar Donetsk.


Olympiacos që eliminoi Arsenalin do të ketë përballë përsëri një ekip anglez, ku këtë herë do të masë forcën me Wolves. Rangersi i Steven Gerrard dhe Florian Kamberit do të ketë një përballje shumë të vështirë me Leverkusen, ndërsa Baseli i Xhakës luan kundër Frankfurt ose Salzburg (ndeshja luhet sot për shkak se u shty).




Etiketa: ,

Pas