Kryesore

Hidhet shorti i Ligës së Kampionëve/ Ja kush janë përballjet






               Publikuar në : 12:21 - 15/03/19 |
mapo.al

U hodh sot në Nion të Zvicrës shorti për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Tetë skuadrat më të forta të Europës njohën rivalet e tyre të radhës në Ligën e Kampioneve.


Skuadrat e para çerekfinaliste u përzgjodhën Ajax – Juventus.

5 herë kampionët e Champions League, Liverpul do të përballen në çerekfinalet e këtij kompeticioni me Porton.

Dyshja tjetër do të jetë një përballje angleze mes Totenham dhe Manchester City.

Çerekfinalistet e tjera janë Barcelona – Manchester United.

Sfidat

Ajax vs Juventus

Liverpul vs Porto

Totenham vs Manchester City

Barcelona vs Manchester United

Fituesi që do të dalë nga sfida mes Totenhamit dhe Manchester City do të pëballet në gjysëm finale me fituesin e sfidës Ajax vs Juventus.

Skuadra kualifikuese e sfidës Barcelona vs Manchester United do të përballet me kualifikuesen e sfidës Liverpul vs Porto.


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas