Aktualitet

Hidhet shorti – Ja gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:42 - 02/04/21 |
mapo.al

Në ambientet e stadiumit “Air Albania” u hodh shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, përballje që do të luhen më 14 prill.





Skuadrat e kualifikuara ishin Laçi, Teuta, Skënderbeu dhe Vllaznia teksa goglat përcaktuan duele mjaft interesante të cilat do të jenë më eliminim direkt dhe jo me system vajtje-ardhje.


Kështu sipas shortit do të kemi përballjen Vllaznia-Laçi dhe Teuta-Skënderbeu, duele që do të zhvillohen më 14 prill dhe siç është vendosur do të jenë ndeshje me eliminim direkt.




Kupa e Shqipërisë është trofeu i dytë më i rëndësishëm në futbollin tone pasi krahas aspektit financiar për klubet, triumfi I saj të çon direkt në Kupat e Europës ndaj dhe që të 4 ekipet do të luftojnë pavarësisht pozitave në kampionat.


Tre ekipet Vllaznia, Laçi dhe Teuta njëkohësisht po luftojnë edhe për titullin teksa do të luajnë gjysmëfinalet ndërsa Skënderbeu është ekipi që po lufton për mbijetesën.


1



CLOSE
CLOSE
Pas