Në kuadër të operacionit “Farka”, Policia ka arrestuar 3 persona, të cilët akuzohen për krime mjedisore.
Në pranga janë vendosur Ilir Filolli, 28 vjeç, Florian Katiaj, 38 vjeç dhe Njazi Spahiu, 57 vjeç, për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve” kryer në bashkëpunim.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi Spahiu ansportonte mbetjet inerte me një mjet kamionçinë, ndërsa dy shtetasit e tjerë mbikëqyrnin hedhjen e tyre, në ambientin e siguruar nga shtetasi Filolli, në zonën e Lapidarit, në Farkë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua kamionçina me të cilën transportoheshin mbetjet.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.