Sport

Hierro: Zgjedhja ime për shkak të rrethanave














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:39 - 18/06/18 |
mapo.al

Trajneri i Spanjës, Fernando Hierro, ka konfirmuar në portë David De Gean edhe për ndeshjen e dytë kundër Iranit, pavarësisht gafës që ai bëri në ndeshjen me Portugalinë.






“De Gea ka gjithë besimin tonë. Kishte vetëm nevojë të qetësohej”,- deklaroi në një konferencë për shtyp trajneri iberik.


Më pas Hierro foli edhe për Pique, i cili deklaroi se do të largohet nga ekipi kombëtar pas përfundimit të finaleve të Botërorit.







“Ka momente dhe momente në karrierën e një futbollisti, por mendoj se kjo është diçka shumë personale”,- tha Hierro, që bëri një koment edhe për detyrën që i ngarkuan në këtë botëror.



“Emri im u zgjodh nga rrethanat, jo për shkak të kurrikulumit tim.



Nuk e them këtë me një modesti false, por ky është realiteti dhe nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen dhe nuk kam si ta di”,- përfundoi Hierro.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas