Aktualitet

Digjen dy automjete gjatë natës në Himarë, dyshohet e qëllimshme





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:53 - 30/04/20 |
mapo.al

Dy makina janë përfshirë nga flakët gjatë natës mes të mërkurës dhe të enjtes.


Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë natës, në fshatin Çorraj të Himarës.


Bëhet me dije se kanë marrë flakë dy automjete të tipit Mercedes Benz-ML270 dhe Mercedes Benz furgon, në pronësi të shtetasit Altin Hitaj, të cilat ishin të parkuara përpara banesës së tij.


Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit.


Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme, për shkak se dy mjetet ishin të parkuara larg njëra-tjetrës.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas