Kryesore

Hipokrizia me gjasme “hapjen” ndaj shoqërisë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:56 - 30/05/21 |
Mapo.al

Pompimi me të madhe i idesë se rilindja në këtë mandat të tretë po hapet ndaj shoqërisë, me lançimin e një portali ku ftohen të arsimuar e specialistë që të futen në ekzekutiv për të dhënë kontribut, gjithë me synimin për të treguar se do të qeveriset me njerëzit, është një hipokrizi e madhe.






Me siguri, do të ketë tek-tuk ndërhyrje kozmetike, do të ketë arnime në një qeverisje e administratë të lodhur e të akuzuar shumë për korrupsion, e këto copëza do të shiten nga propaganda si arritje të mëdha, si përmbysje madje.


Spektakle të tilla s’do të mungojnë.







Do të paraqiten me gjasë emra të spikatur, apo të njohur, që do të afrohen.



Mundësisht ofertat do të synojnë ndonjë portret pranë opozitës.



Përpjekje do të bëhen në këtë drejtim për të ngulitur tezën se pushteti po ndahet.

Dhe ndoshta jo pak vetë në kampin e rilindjes mund të mos gëzojnë, mund të jenë në parehati, pasi një si mister i madh po ushqehet e po rritet dita ditës sikur bëma të pahasura më parë do të dëgjojmë.

Lexo edhe :  Programi qeverisës/ Rama fshin bilancin e tetë viteve

E gjitha është në mendjen e shefit të madh, askush tjetër s’ka të drejtë ta dijë, apo të guxojë të afrohet për të mësuar rreth këtij projekti.

Por, e tëra kjo në fakt nuk është veçse një falsitet.

Sepse dihet fort mirë se qendrat reale të pushtetit, nuk do të ndryshojnë. Do të vijojnë të jenë të njëjtat. Fondet e mëdha, buxheti, tenderat, koncensionet, pikat kyçe të administratës dhe institucioneve, nuk lëvizin.

Graviteti është shumë i madh, sepse qeverisja është tashmë e kapur nga oligarkët dhe e lidhur me grupimet e forta kriminale.

Një pakt që qendroi i paprekur edhe në zgjedhjet e fundit, mjafton të shihni çfarë ndodhi në Elbasan. Një pakt që do të vijojë të jetë në fuqi derisa të kemi këtë kryeministër.

Çdokush që do të shpallet në publik si shembulli i hapjes dhe qeverisjes me shoqërinë, do të jetë thjesht një kronikë për public relation, një kontribut në fasadën e madhe, e asgjë më shumë.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas