Një turist kinez ka gjetur vdekjen në Kenia, pasi është kafshuar nga një hipopotam.
Chang Ming Chuang, 66 vjeç, është sulmuar nga kafsha në liqenin Naivasha, teksa po përpiqej t’i bënte një fotografi.
Raportohet se edhe një turist i dytë kinez është sulmuar.
Wu Peng Te mësohet se është shtruar në Spitalin e Qarkut Naivasha, për të marrë trajtimin e duhur mjekësor.
Përgjatë këtij viti, gjitarët më të rrezikshëm të tokës, hipopotamët, kanë vrarë gjashtë vetë.