Aktualitet

Hipoteza e re: India, origjina e koronavirusit, është shfaqur në verën e vitit 2019














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:47 - 27/11/20 |
mapo.al

Origjina e koronavirusit që po merr jetë çdo ditë në të gjithë botën ka thelluar edhe më tej marrëdhëniet e tensionuara mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës. Deri tani, Wuhan-i në Kinë është komentuar si origjina e Covid-19.






Megjithatë, së fundmi, një grup studiuesish kinezë pretendojnë se koronavirusi e ka origjinën në Indi. Një ekip nga Akademia Kineze e Shkencave argumentojnë se virusi e ka origjinën në Indi dhe është shfaqur për herë të parë në verën e vitit 2019, duke u transmetuar nga kafshët te njerëzit përmes ujit të kontaminuar, para se të transmetohej në Wuhan, aty ku u zbulua për herë të parë.


Studiuesit kinezë pretendojnë se e gjurmuan origjinën e virusit duke u bazuar në mutacionet që ai ka pësuar, ndërsa sa i përket shfaqjes së tij, ata e lidhin këtë me kohën që i është dashur Covid-19 të përhapet në Wuhan.

Lexo edhe :  VIDEO/Përpjekje dëshpëruese, vajza i bën frymëmarrje artificiale nënës me COVID




Sipas këtij studimi, sistemi i dobët i kujdesit shëndetësor në Indi dhe popullsia e re që e kalon me simptoma më të lehta, kanë lejuar virusin të përhapet pa u vënë re për muaj me radhë. Po ashtu, ata pretendojnë se virusi mund të jetë përhapur edhe në shtetet të tjera para se të zbulohej në Kinë.



Ndërkohë, “Daily Mail” citon një ekspert nga Universiteti i Glasgout, i cili është shprehur se ky studim ka shumë të meta dhe nuk ndryshon asgjë mbi koronavirusin.


1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas