Aktualitet

Hiqej si femër në Facebook, kush është i riu që i zhvati 9 mln lekë emigrantit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:14 - 19/07/21 |
mapo.al

Me emrin “Klareta Shaba” dhe me foton e kësaj vajze në Facebook, 29-vjeçari Eri Mulleti akuzohet se mashtroi një emigrant shqiptar i cili jeton në Itali dhe që iu zhvaten gati 9 milionë lekë.






Shenjestra e tij ka besuar deri në fund se po fliste me një vajzë të interesuar për lidhje serioze, deri ditën kur udhëtoi drejt Tiranës për ta takuar, por e reja u zhduk pa asnjë gjurmë.


Hetimi i nisur në Pogradec dhe i deleguar për gjykim në kryeqytet, zbuloi se si shtetasi me inicialet A.A njohu virtualisht Klaretën të cilën për shkak të kufizimeve të pandemisë e pati të pamundur ta takonte për më tepër se një vit.







Dosja tregon se si Mulleti, një i ri në vështirësi ekonomike dhe i papunë hapi profil në Facebook me mbiemrin e gjyshes dhe emrin e një të njohure, fillimisht tha ai sa për lojë dhe për të parë çfarë ndodhte në boten virtuale, por që shumë shpejt e ktheu në burim të ardhurash.



“Klareta” iu prezantua emigrantit si një pronare butiku në Tiranë e më pas javë pas jave ata u lidhën virtualisht deri ditën kur “ajo” i kërkoi ndihmë mbasi kishte të ëmën sëmurë.



Në komunikimet telefonike zëri i mashtruesit imitonte zërin e një vajze.

“Kam besuar deri në fund se po flisja me një femër”, thotë në denoncim emigranti i cili pas kërkesës së parë, u tregua i gatshëm dhe dhuratën e parë me vlerë 400 euro ia nisi në emër të të ëmës.

Më tej nëna dhe gjyshja e mashtruesit tërhiqnin shumat në llogaritë e tyre respektive- mbasi i riu mashtrues i njoftonte se ia kishte nisur një shok.

Por kur emigranti u kthye në Pogradec dhe u përpoq ta takonte “Klaretën” ajo bllokoi çdo kanal komunikimi, çka e ka bindur atë se çdo gjë ishte një mashtrim dhe ai duhej të shkonte në polici.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas