Aktualitet

Hiqet maska në rrugë, ora policore shkon në 24:00 – nga nesër zbuten masat














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:42 - 26/05/21 |
mapo.al

Ekspertja e Institutit të Shëndetit Publik, njëherazi zv/ministre e Shëndetësisë, Eugena Tomini paralajmëroi dy ditë më parë se në fund të muajit maj pritet një lehtësim i masave anti-COVID.






Kryeministri Edi Rama njoftoi sot nga sheshi “Skënderbej” se ditën e nesërme Komiteti Teknik i Ekspertëve do të njoftojë zbutjen e masave, pas përmirësimit të situatës së pandemisë në vendin tonë.


Mësohet se opsionet për të cilat është rënë dakod në mbledhjen e fundit të Komitetit Teknik të Ekspertëve ka qenë ndryshimi i orarit policor, hapja e disa aktiviteteve të palejuara deri tani, apo edhe mos-përdorimi i maskës me detyrim në ambientet e hapura.







Kështu, propozohet shtyrja deri në orën 24.00 e ndalimqarkullimit dhe orarit të lejuar të njësive tregtare, bareve dhe restoranteve. Orari i ri do të jetë 24:00-06:00.



Lexo edhe :  1-12 shtator, 45 viktima dhe mbi 10 mijë raste me COVID

Propozohet po ashtu që të anulohet vendimi pa afat i tetorit 2020 për maskën e detyrueshme jashtë shtëpisë. Në fuqi mbetet mbajtja e maskës në mjedise të mbyllura dhe aty ku nuk sigurohet dot distanca fizike prej 2 metrash.



Gjithsesi duket se vendimi për maskën do të jetë vetëm formal pasi nga një vëzhgim i thjeshtë në rrugët e Tiranës, por edhe në rrethe, rezulton se fare pak njerëz, kryesisht të moshuar, mbajnë ende maskë në mjedise të hapura.

Plani i qeverisë është që sezoni turistik në vendin tonë të zhvillohet pa masa kufizuese. Prandaj edhe muaji qershor do të konsiderohet si muaj testimi, pas lehtësimit të disa prej masave shtrënguese.

Komiteti Teknik i Ekspertëve i cili duhet të mblidhet çdo dy javë, për herë të fundit doli në 5 maj 2021.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas