Ekonomi

Hiqet me ligj roaming-u me Kosovën. Në Kuvend pas një jave














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:01 - 06/12/18 |
mapo.al

Shqipëria do ta miratojë me ligj heqjen e “Roaming”-ut të telefonisë celulare me Kosovën. Propozimi i deputetit Eduart Shalsi u miratua nga Komisioni i Veprimtarive Prodhuese, e tashmë do të jetë seanca plenare që do të japë miratimin përfundimtar.






“Pikërisht në datën 30 maj, Kuvendi ka miratuar një rezolutë për heqjen e Roamingut. Është rezolutë në fakt, ndërkohë që ne gjykuam që të kalojmë me një propozim konkret dhe ta miratojmë në Parlament heqjen e Roamingut”,- tha Shalsi.


Ky ndryshin ligjor mundëson që “Roaming” të hiqet edhe me vendet e tjera. Ai krijon hapësirën e duhur për AKEP-in, për rregullimin e tarifave të “Roaming”-ut ndërkombëtar.







Në këtë mënyrë, qytetarët shqiptarë nuk do të paguajnë tarifa shtesë për përdorimin e celularit në Kosovë dhe e njëjta gjë do të ndodhë edhe me qytetarët e Kosovës kur vijnë në Shqipëri. Kjo përfshin edhe tarifat e shërbimeve të lidhura me “Roaming”-un ndërkombëtar.

Lexo edhe :  Sulmohen me granatë policët dhe doganierët në Jarinjë



Sipas të dhënave të AKEP-it, Kosova është vendi me të cilin shkëmbehet më shumë trafik në “Roaming” ndërkombëtar, në vendet e rajonit, ndaj dhe heqja e tarifave me marrëveshje dypalëshe Shqipëri-Kosovë do të sillte përfitime të mëdha për qytetarët e të dyja vendeve./TCh/



1


Etiketa: , , ,

Pas