Aktualitet

Hiqet nga përdorimi për 3 muaj aboneja e përgjithshme














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:03 - 31/05/21 |
mapo.al

Qytetarët që përdorin rregullisht transportin publik, nuk do të kenë mundësi që për tre muaj rresht të përdorin abonenë e përgjithshme.






Ky vendim i Bashkisë së Tiranës duket se ka ardhur pas ankesave të vetë qytetarëve si dhe nga monitorimet e bëra përsa i përket këtij lloj shërbimi.


“Për shkak të ankesave të shumta të qytetarëve, si dhe nga monitorimet e inspektorëve në terren, Bashkia e Tiranës ka planifikuar një periudhë tre mujore për kryerjen e verifikimeve dhe matjeve për riorganizimin dhe ristrukturimin e shërbimit të transportit. Gjatë kësaj periudhe, Bashkia e Tiranës do t’ju kërkojë operatorëve të transportit publik qytetës rikthimin në kushte të plota të ofrimit të shërbimit, sipas kushteve të kontratës, duke respektuar kushtet teknike para pandemisë dhe duke ofruar shërbim të plotë me 100% të kapacitetit të mjeteve në operim.







Për këtë arsye, aboneja e përgjithshme e transportit publik do të hiqet nga qarkullimi vetëm për një periudhë të përkohshme 3 mujore (Qershor, Korrik, Gusht), me qëllim përshtatjen e strukturës së udhëtimit me volumet e reja të udhëtimit, si dhe vendimet që do të lidhen me itineraret e linjave, frekuencat, kushtet e shërbimit, gjatë periudhës së kryerjes së plotë të shërbimit.”– shkruhet në njoftimin zyrtar.



Aboneja e përgjithshme do të hidhet sërish në treg në shtator pas ndryshimeve dhe ri-organizimit të transportit publik, e ndërsa abonetë e tjera do të vijojnë si normalisht.



1


Etiketa: ,

Pas