Aktualitet

HISTORI/ Një operacion sekret britanik në Shqipërinë e 1944-ës








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:53 - 24/09/20 |
mapo.al

Nga Olgert Kapri


Për herë të parë, zbardhen kujtimet e panjohura të një prej ushtarakëve më të njohur britanikë, Gjeneral-Major David Lloyd Owen, i cili zhvilloi një operacion sekret në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore.


Përmes detajeve të pathëna më parë, ushtaraku i lartë britanik jep pamje mjaft interesante nga Shqipëria e 1944-ës, në prag të marrjes së pushtetit nga komunistët. Owen drejtoi gjatë luftës një batalion forcash speciale ushtarake Long Range Desert Group (LGDG) ose Grupi i Shkretëtirës për Operacione me Rreze të Gjerë.


Ata ishin forca më e famshme e ushtrisë britanike për aksione ushtarake në terren. LGDG dhe Owen fituan famë gjatë fushatës së Afrikës kundër trupave gjermane dhe italiane, duke treguar guxim dhe trimëri në përballje me armikut. Në vjeshtën e vitit 1944, kreu i LGDG mori urdhër nga shefat ushtarakë në Londër për zhvillimin e një operacioni sekret në Shqipëri. Qëllimi ishte vrojtimi në terren dhe vëzhgimi nga afër i tërheqjes së trupave gjermane nga Greqia drejt Shqipërisë. Owen duhet të hartonte plane ushtarake për t’u përdorur nga forcat lokale në Shqipëri për të goditur tërheqjen e gjermanëve, që sa më pak trupa të mbërrinin në Berlin.


Me një grup prej dhjetëra forcash speciale, Owen zbarkoi në jug të Shqipërisë me parashutim por pësoi dëmtim të kurrizit gjatë uljes duke e detyruar të kalonte një eksperiencë të vështirë. Prania e këtij grupi special u kthye në një shqetësim për Enver Hoxhën, i cili dyshonte se britanikët do ndalnin rrugën e tij për pushtet. Por operacioni shqiptar, i kryer në fshehtësi, përmban kujtime dhe të dhëna mjaft interesante të dokumentuara nga ushtaraku britanik që vijnë për herë të parë në gazetën MAPO.


Kujtimet e Gjeneral-Major David Lloyd Owen

Operacionet tona në Shqipëri më 1944-ën dhe në fillim të 1945-ës ishin të mbivendosura mbi ato të cilat po zhvilloheshin atje nga misioni i Kolonel-Lejtnant Alan Palmerit. Ne kishim mbërritur atje nën urdhrat e tij, dhe në atë kohë trupat e vetë e kishin përgatitur tërësisht terrenin për ne. Alani dhe pjesëtarët e misionit kishin muaj që ishin vendosur në këtë vend, duke jetuar nën kushte të frikshme, dhe shpesh primitive. Ishte kryesisht nga ndihma, këshillat dhe konkluzionet e eksperiencës së tyre që çuan në ato suksese që ne arritëm.

Shqipëria në atë kohë ishte më pak e rëndësishme se Jugosllavia. Është vend më i vogël, dhe lëvizja e saj e rezistencës jo vetëm që ishte më pak e organizuar por jo dhe një lëvizje shumë e madhe. Nisur nga kjo, nuk i akordohej Shqipërisë i njëjti prioritet në furnizime me pajisje dhe aeroplanë, aq sa furnizohej Jugosllavia. Por kjo nuk ia pakëson aspak vlerën e përpjekjeve të Alan Palmerit dhe të disa oficerëve në mbajtjen gjallë të shpirtit të rezistencës ndaj armikut. Një nga Oficerët e mi mbajti shënimet e mëposhtme për shqiptarët mbasi kishte kaluar disa kohë në këtë vend të paradokseve të çuditshme:

  1. Partizanët shqiptarë janë jo të besueshëm dhe kanë pak organizim.
  2. Objektivi i tyre kryesor me sa po duket është të marrin sa më shumë nga Aleatët.
  3. Ata gradualisht po bëhen pak e nga pak e më servilë.
  4. Ata, me dashje, mund të na vrisnin ne për ndopak flori, një orë dore ose pistoletë.
  5. Fjala e tyre ishte rrallë e besueshme edhe ndaj çështjeve të vogla.

Këto janë fjalë të rënda. Por ka një dozë të lartë të vërtete në to dhe faktikisht është një çudi, kështu që, jo se nuk kishte aq shumë mosmarrëveshje ndërmjet nesh, por një punë e mirë e konsiderueshme u çua deri në fund. Këto përshkrime gjithashtu hedhin një pjesë drite mbi natyrën dhe karakterin e Partizanëve me të cilët punuam në Shqipëri. Ata ishin njerëz të çuditshëm dhe të mundimshëm ngandonjëherë, gjithsesi shpesh shfaqeshin të guximshëm dhe të dashur. Nuk kisha zgjedhje tjetër veçse të isha i interesuar mbi ta. Ju pëlqeja jetën e tyre të thjeshtë dhe të vrazhdë. Kisha përshtypjen për ta si batakçinj, por në një farë mënyre nuk pata ndjesinë deri aty sa t’i konsideroja të këqij në thelb. Nga mbrapa shpine sigurisht që ishin, por ndaj meje tregonin një lloj sharmi. E di që isha i zhgënjyer prej tyre, e di që isha i gënjyer dhe i mashtruar, por përsëri isha i magjepsur nga ata. E dashuroja vendin e tyre terrenthyer, të egër dhe të pazhvilluar. Një pjesë e tij ishte shumë atraktiv.

Gjykuar nga standardet perëndimore njerëzit e tyre në asnjë mënyrë nuk mund të quheshin të civilizuar. Higjiena publike ishte një fjalë e panjohur për ta. Sinqerisht ishte një fushë që ata nuk e njihnin, vetëm në një lloj interpretimi të çuditshëm të tyrin. Ata jetonin sipas mendjes së vetë, nga produkti i tokës së tyre të gërryer nuk kishte të ngjarë që ata të rriteshin me mbipeshë. Pak prej tyre e kishin shikimin matanë horizontit të kodrave, dhe ktheheshin me më pak se asgjë nga pikësynimi që ishin nisur në anën tjetër.

Faktori kryesor i tërheqjes sime ndaj tyre përbëhej nga fakti se ata ishin të përulur, të mprehë dhe patriotë, por kishte anë të tjera më pak të pëlqyeshme të karakterit të tyre. Ata ishin të prerë, ogurzinj dhe finokë në dredhi. Jetonin në mjerim të madh, dhe ishin tmerrësisht të vështirë ndaj italianëve të pafat të cilët ishin të braktisur në Shqipëri pasi Badoglio kishte arritur marrëveshje me Aleatët.

Këta italianë virtualisht jetonin si skllevër. Disa luftonin për Partizanët sepse kishin nevojë ndaj tyre si teknicienë, po shumica e tyre ishin bujkrobër të thjeshtë, të privuar nga çdo të drejtë personale dhe nga liria. Shqiptarët i kishin zhveshur nga rrobat e tyre të ngrohta dhe sendet personale. Ata me zor i ushqenin, duke i çuar drejt vdekjes, urisë apo sëmundjeve. Hasa shumë nga këta italianë dhe nuk mund të ndieja veç keqardhje ndaj tyre. Fati i tyre ishte me të vërtetë tragjik, dhe ata do ishin të gatshëm të jepnin edhe shpirtin vetëm që të ktheheshin në shtëpitë e tyre në Itali, nga ku ishin transportuar pa vullnetin e tyre nga Çiano. Shumë pak u arratisën nga servituti ku ndodheshin vetëm ndofta vdekja u sillte shpëtim.

Pavarësisht nga mospërfillja mizore e shqiptarëve ndaj konventave të humanizmit, e mira ishte prezente ndër ta. Disa nga fshatarët me më shumë inteligjencë i vlerësonin mangësitë që kishin dhe ushqenin një dëshirë pasionante, ndoshta jo efektive, të përmirësimit të mënyrës së jetesës. Kam përshtypjen se ata ishin të pushtuar nga urrejtja për llojin e regjimit monarkik që kishin kaluar nën pushtetin e Mbretit Zog; si rezultat ata ishin të disbalancuar në vendosmërinë e tyre për të mos lejuar kurrë më një pushtet dorëfortë të pak njerëzve. Kështu që ata pak e dinin se çfarë lloj pushteti politik kërkonin për vendin e tyre. Dhe kështu rrugëtuan pa qëllim në mënyrë të pashmangshme drejt komunizmit.

Është e trishtë ta mendosh që ky ishte rasti në fjalë. Fshataret ishin shumë të painteresuar në kundërshtimin e komunizmit, ose shumë injorantë të kuptonin rrezikshmërinë e saj.

Çfarë fatkeqësie është fakti që nuk e bënë kundërshtimin e regjimit, sepse unë besoj që ata tani (koha që flet autori është lufta e ftohtë) do jenë thelbësisht të pakënaqur, të papërshtatur me metodat ekzekutive dhe me shkurtimet e lirive individuale që janë karakteristikat e kontrollit komunist. Pata përshtypjen që e gjithë ngjizja e regjimit ishte e çuditshme për ta, pasi ishin liberalë në thelbin e natyrës së tyre. I shmangesha sa mundja bisedat politike për sa kohë isha në Shqipëri, por mbaj mend që ika prej andej me besimin se Demokracia do ishte establishmenti final, nëse populli do të bënte disa sakrifica për ta rifituar përsëri atë. Fatkeqësisht, ata nuk treguan vëmendje të mjaftueshme dhe shumë shpejt pushteti i komunistëve partizanë mori dorë të fortë.

Operacionet tona kryesore në Shqipëri ishin të ideuara për të prerë linjat e trupave gjermanë nga tërheqja prej frontit grek. Por përpara se këto lëvizje të viheshin në punë kishte të tjera detyra të vogla që binin mbi ne. Kapiteni John Olivery cili ishte zënë rob në Laros- ishte arratisur në Athinë dhe më pas kishte shkuar në Rodesa për një magji pushimi. Sa shumë e meritoi ai atë pushim! Për gati 3 vjet kishte drejtuar një patrullë në shkretëtirë. Ai ishte një lider i mirë, dhe shumë i patrembur. Atij shpesh i ishin ngarkuar detyra e transportimit të David Stirlingut dhe grupeve të tij ajrore për bastisjet e aerodromeve armike.

Pastaj kur u larguam nga shkretëtira, dhe shkuam për t’u riorganizuar në Cedar të Libanit, John Oliveri u bë zëvendëskomandant në skuadriljen që drejtoja unë në atë kohë. Kjo do të thoshte administrim sfilitës, dhe mashtrim me të gjithë gamën e lodhshme të profileve ushtarake. Johni nuk e pëlqente këtë lloj shërbimi ushtarak dhe trupat vuajtën nën kujdesin e tij mjaft të ngatërruar. Shumë shpejt ai u kthye mbrapsht nën komandimin e patrullës, e cila ishte jeta të cilën ai e donte dhe e kuptonte.

Pasi u mor rob në ishullin e Leros, ai u arratis dy herë që në fund të arrinte në Athinë. Me 1500 të burgosur të tjerë nga Leros ai u dërgua me lundrim në Greqi. Ata marshuan drejt Athinës me pompozitet duke kënduar himne patriotike, derisa gjermanët i bënin të pushonin, e kënduara ishte një shenjë për t´ju treguar grekëve se në cilën anë të luftës robërit qëndronin. Disa gra kishin lot në sy, ndërsa të tjerët u hidhnin cigare dhe fruta, marshuesve, ndërkohë që ata shkonin rrugës. Në këtë konfuzion Johni shfrytëzoi mundësinë dhe shkoi këmbadorazi në një rrugë dytësore. Ai qëndroi në fshehtësi për katër muaj në lagjet e Athinës derisa gjeti rrugën për në Kajro.

Në pak kohë pas rikthimit të tij nga Rodesa ai u dërgua në jug të Shqipërisë për të zbuluar për pozicionet e armikut përreth kalimit të Llogarasë. Kjo ndodhej në rrugën bregdetare që të dërgonte në jug drejt Greqisë nga Vlora. Shpresohej që një mësymje e komandove të lëshohej përkundër pozicionit, kështu që të hapej shtrirja e rrugës për lëvizjen e lirë të transportit të partizanëve të zonës. Olivery kishte pak ekzaltim përveç fatkeqësinë e përmbysjes së varkës të tyre me rrema larg bregut pasi ishin dimbarkuar nga Silurusja. Ai zbuloi se kalimi ishte evakuuar disa ditë përpara mbërritjes së tij. Ai kaloi një ose dy ditë mjaft të sikletshme në zonë përpara se ne ta tërhiqnim. Partizanët lokalë për ndonjë arsye nuk e duronin prezencën e tij, dhe ata tentuan t’ju hiqnin armët, trupave të patrullës së tij.

Stan Eastwood u lëshua me parashutë në jug të Shqipërisë më 9 gusht. Na ishte kërkuar të bënim një njohje të zonës midis veriut dhe jugut të Durrësit. Fatkeqësisht atje kishte mbrojtje të fortë dhe zona të minuara midis pjesëve të atij bregu, kështu që nuk mund të fusnim patrullën e Eastwood nga deti. As nuk kishim një zonë të përshtatshme ku mund t’i hidhnim ata në një pikë afër objektivit të tyre. Ne konsideruam çdo mundësi të mundshme për të bërë të mundur hyrjen e Stanit brenda zonës, dhe na dukej se do të na shpërblehej, ta linim atë të zbarkonte në një zonë miqësore tej në jug. Këtu ai do të kishte mundësinë të merrte çdo ndihmë të nevojshme që mund të kërkonte për të bërë rrugën drejt veriut të Durrësit. Stani nuk do ta kishte pritur, që kur la Italinë në fillim të gushtit, s’do të mund të ishte kthyer deri nga dhjetori, katër muaj më vonë. Shumëçka do t’i kishte ndodhur atij gjatë atyre javëve, dhe trupat e tij do të udhëtonin për milje të tëra më këmbë.

Detyra e tij e parë ishte të shkonte e të takonte Enver Hoxhën, të cilin partizanët e vetëquanin Gjeneral, dhe të cilin ata e kishin përzgjedhur të ishte lideri i tyre në Shqipëri. Ai më vonë u bë Presidenti i tyre. Alan Palmeri qëndroi më Hoxhën, kështu që Steani kishte benefitin e të gjithë këshillave që një paraardhës mund t’i jepte. Ishin të pakta gjërat që Alani nuk dinte rreth vendit, dhe Steani ishte tejet me fat t’i jepej një start kaq i mirë.

Alani siguroi guidat dhe mushkat e nevojshme për udhëtimin e Steanit drejt veriut. Me të shkoi majori Hare, i cili ishte një nga oficerët ndërlidhës të Alanit, që gjithashtu e njihte vendin mirë. Ai kishte rreth një vit që qëndronte atje. Për tre javët në vazhdim Steani dhe Skuadroni i tij shtynë drejt veriut. Ata lëviznin shumicën e kohës gjatë ditës, dhe bënë disa marshime të gjata. Në fillim të shtatorit Steanin vetë e zuri shumë keq malaria, dhe ishte sëmurë rëndë për disa ditë. Por u rikuperua ngadalë nga shërbimi i një doktori italian, i cili bëri çka mundej për të. Në mes të shtatorit ai arriti në një vend të quajtur Pajandra. Disa ferma me godina të cilës emri ishte vënë nga distancë prej 15 miljesh nga kryeqyteti-Tirana-dhe po nga e njëjta distancë në juglindje nga qyteti i Durrësit. Deri tani përveç disa fërkimeve rastësore me armikun, Steani dhe njerëzit e tij, nuk patën telashe të shumta. Gjithsesi ata mbuluan një hapësirë të gjerë në një vend ku lëvizja nuk ishte asnjëherë e lehtë.

Në shenjën e parë të tërheqjes së përgjithshme të armikut nga Greqia, ndodhur në fillim të shtatorit, pashë mundësi të mëdha për ne. Un ndalova Steanin për të lëvizur drejt veriut, sepse shpresoja se mund ta përdorja atë për t’u marrë dhe operuar në sulm me patrullat e tjera të cilat i kisha planifikuar për t’ia bashkuar atij.

Gjermanët kishin presion sulmi nga të gjithë krahët në këtë stad të luftës. Fronti Gotik kishte shkuar deri në bregun lindor të Italisë, dhe ne kishim arritur Riminin nga mesi i shtatorit të 1944-ës. Gjithçka dukej gati për ushtritë Aleate për të shtyrë përpara drejt luginave të lumit Po. Në Bukuresht kishin hyrë rusët, dhe fushat e naftës së Ploestit ishin në dorën e tyre. Bullgaria ishte tejkaluar, dhe rusët kishin filluar të avanconin drejt Jugosllavisë. Në Evropën Perëndimore Divizioni i Parë Ajror kishte zbritur në Holandë, dhe ushtritë e gjeneral Eisenhower kishin shkelur linjën Siegfried në jug të Aachen. Luksemburgu ishte në duart tona, dhe linja vazhdoi drejt jugut duke përfshirë Metzin dhe Nicen.

Me gjithë këto disfata Komanda e Lartë Gjermane do e kishte të pamundur të mbante garnizone të mëdha në Ballkan. Ata nuk mund të lejoheshin t’i tërhiqnin trupat e tyre pa ndëshkime për përdorim diku tjetër. Sado të vogla përpjekjet tona për të prishur planet e tyre mund të jenë, kjo lloj hapjeje ishte ekzaktësisht ajo të cilën ne po e prisnim, dhe asnjë kohë nuk mund të humbiste në kapjen e kësaj mundësie.

Me të filluar tërheqja gjermane të realizohej unë doja të kisha mundësinë që çdo trupë të mundshme ta lëshoja në Shqipëri për të goditur për rreth linjave të armikut. Argumentova që mbrojta statike gjermane përreth këtyre rrugëve duhet të bëhet e çorganizuar, dhe armiku që tërhiqet do të ishte vigjilent në dëshirën e tyre për të shkuar me ngut në veri. Në të njëjtën kohë argumentova që partizanët në Shqipëri, të cilët kishin luftuar prej vitesh, do të ishin të lodhur, dhe do të ishin më me dëshirë për të shpejtuar gjermanët me sa më pak shqetësime për veten e tyre që do të ishte e mundur. Nuk mund të parafytyroja ata (partizanët) të përpiqeshin të vononin armikun dhe ta vrisnin atë në kufij të vendit të tyre. Shumë më mirë t’i lije gjermanët të shkonin pa pengesa, të pavonuar dhe jo t’i tundoje ata për të marrë ndëshkime të mëtejshme. Një qëndrim i tillë ishte mendjengushtë po shumë i kuptueshëm, shqiptarët nuk dukej se ishin në gjendje të urrenin armikun me të njëjtën zjarrmi si grekët apo jugosllavët. Ishte e vështirë t’i bëje ata të kuptonin që çdo gjerman që mbijetonte, dalja e tij nga Greqia dhe Shqipëria, do të thoshte një tjetër gjerman për t’u luftuar në Jugosllavi apo Austri e kështu në vazhdim derisa ata ktheheshin në Gjermani.

Reagimi i shqiptarëve pas vitesh represioni po fillonte të zinte vend. Isha shumë në ekzaltim për të parë moralin e tyre të ngrihej aq lartë sa mundej për fazën finale. Ndodhi kur kisha Alan Palmerin në krahun tim, dhe një nga oficerët e tij në bazën tek Bari-një Major Eliot Watrous, i cili gjithashtu pa se sa mund të fitohej rreth këtij operacioni.

Gjeja e parë për t’u bërë ishte t´ua shisja idenë time Forcave Ajrore të Ballkanit. Për ta do të thoshte një angazhim me tepër për Avionët mbi Shqipërinë, kështu që do shkonte në një reduktim të përpjekjeve në Jugosllavi. Shkova të takoja brigadier George Davy-n dhe i tregova atij planet e mia. Kishte pak risi në idetë e mia, se ishin konvencionale. Doja të riforcoja partizanët me moral guximi dhe me armë, në mënyrë që ata vërtetë të luftonin gjermanët, dhe t’i shkatërronin aq sa ishte e mundur. Sigurisht për mungesën e disa avionëve për të na mbështetur, ne nuk do ta linim tërheqjen gjermane në Shqipëri të shkonte e paprekur? Sigurisht askush nuk do të besonte se vetëm RAF mund të bënte kërdi të plotë dhe shkatërruese mbi armikun? Ata nuk mund të fluturonin gjithë ditën dhe gjithë natën dhe të shkaktonin dëme gjatë gjithë kohës. Sigurisht me disa ndihmesa të vogla në terren mund të ketë ndonjë ndikim, se kishte ndopak influencë që çdo gjerman që do jetonte të luftonte në një vend tjetër?

Isha i angazhuar me këtë plan, sepse me sa dukej mund të ishte një i cili mund kontribuonte më mirë në përpjekjet e aleatëve në frontet kyçe të Evropës; Një që mund të na kushtojë pak, por që dividenti do të qe i madh. Nuk e kisha të nevojshme te nxehesha për këtë, se George Davy u tregua i shpejtë për të kuptuar se sa shans i madh ishte. Mbaj mend atë të më ketë thënë: – “Po, jam mjaft dakord me të gjitha ato të cilat ti the, por supozojmë se zbulojmë që ne nuk mund të mbulojmë me avionë pikë më pikë në të gjithë hapësirën?” -´´Ata mund të jetojnë edhe jashtë zonës së mbulimit, siç e kanë bërë më përpara.´´- Ju përgjigja. “Asnjëherë nuk mund ta dish se çfarë mund të gjesh për të ngrënë më vonë, dhe kjo shton pak ekzaltim e gjithçkaje.”

Vijon…


Etiketa: , , ,

Pas