Ata që e shkatërruan Teatrin Kombëtar, po mundohen ta paraqesin si diçka pa vlerë jo vetëm kulturore por edhe historike.
Por fotot e marra nga Instituti Luce, thonë krejt të kundërtën. Ato janë dëshmi se në atë teatër i cili në atë kohë ishte emërtuar Teatër-Kinema Savoia, janë mbajtur një sërë koncertesh, apo dhe pjesë teatrale të regjisorëve dhe aktorëve më të mirë italianë.
Në vitin 1942 është vizituar nga kompania kinematografike Taranto, e cila ishte në pronësi të komedianit të madh Italian Nino Taranto bashkautor në shumë filma të komedianit historik të Italisë Toto.
Në atë skenë ai ka performuar së bashku me Pupella Maggio, Gino Maringola, Ugo D’Alessio, Nello Ascoli të ciklët ishin pjesë e trupës së kompanisë së tij filmike.
Por jo vetëm kaq, aty janë vënë ndoshta për herë të parë në skenë dhe pjesë nga operat e kompozitorëve të njohur italianë, si Puçini apo Verdi.
Ishte një vend i elitës së shoqërisë së asaj kohe, dhe kush thotë ndryshe thjesht gënjen. Në atë sallë promovohej folklori shqiptar, siç natyrshëm përdorej dhe për mbledhje politike siç ndodh rëndom dhe sot.
Jo pak herë skena e teatrit të operas është përdorur nga vetë Rama për të mbajtur mbledhjet e partisë së tij, por kjo nuk e mohon faktin se ajo është një shtëpi e artistëve.
Duket se shembja e Teatrit, ka qenë një veprim dashakeq, dhe siç po shprehen dhe mediat ndërkombëtare mban era korrupsion dhe pastrim parash.
Kinema Savoia dhe më pas Teatri Kombëtar, është dëshmitari historik ndoshta nga më të rëndësishmit të kulturës dhe historisë së këtij vendi.
Denigrimi dashakeq, duke e karahasuar me stallë kuajsh e të tjera, një gjuhë që e përdor rëndom Kryetari Bashkisë hidhet poshtë nga fotot ku duket se atë Teatër e frekuentonte elita e asaj kohe, Shefqet Vërlaci, Koco Kotta, Ernest Koliqi, Xhevat Korça e Mustafa Kruja.
Pra kemi të bëjmë mirfilli me një krim historik, i cili nuk duhet të kalojë pa vënë re jo vetëm nga instancat përkatëse shqiptare por dhe nga ato ndërkombëtare, duke e filluar këtë hetim që nga gjetjet e arsyes së gjuhës denigruese dhe dizinformuese që përdor Erjon Veliaj ndaj këtij objekti të trashigimisë tonë kulturore.