KMR

Historia e hakerit 13-vjeçar që vodhi kodin e 35.000 përdoruesve







               Publikuar në : 15:03 - 20/05/19 |
mapo.al

Nga haker në konsulent i besuar në bankë. Kjo është historia e një 13-vjeçari norvegjez.


Djali i cili kishte arritur të vidhte password-et e 35 mijë përdoruesve, është quajtur si djali magjistar nga një prej bankave më të njohura digjitale në qytetin e tij, Bergen në Norvegji, raporton media norvegjeze.

Password-et dhe informacionet digjitale që djali kishte arritur të hakeronte i përkisnin profesorëve studentëve të shkollave private dhe lokale. Djali kishte vjedhur edhe dokumente shkolle. Kjo e fundit ndihmoi policinë që të binte në gjurmët e tij.

Më pas erdhi dhe oferta e punës nga një ndër bankat më të njohura online. Djaloshi është punësuar për muajt e verës si konsulent i angazhuar pë të rikontrolluar sistemin e sigurisë dhe për t’i nënshtruar projekteve të reja digitale.

“Është e qartë që ky djalë ka një talent të madh, që ne do të donim ta zhvillonim” ka shpjeguar për televizionin norvegjez drejtori i Institutit bankar. /ora/


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas