Një bebe i mbijetoi në mënyrë të habitshme një aksidenti horror në Brazil.
Një grua në javët e fundit të shtatzënisë ishte pasagjere në një kamion, kur ndodhi aksidenti i tmerrshëm.
Përplasja ishte kaq e fortë, sa bebja u shkëput nga mitra e nënës dhe përfundoi në bar.
Nëna humbi jetën, por bebja është në gjendje të mirë.
Ekipet e shpëtimit e dërguan beben në spital dhe tani ajo quhet Giovanna, që ndryshe do të thotë e mbrojtur nga Zoti.
Autoritetet nuk e kanë identifikuar akoma mamanë e vajzës.
Ndërkohë shoferi i kamionit është arrestuar dhe akuzohet për vrasje.