E mbani mend Thomas Gravesen, mesfushorin e fuqishëm dhe të ashpër danez.
Drejtuesit e Real Madrid janë magjepsur nga dinamizmi i tij dhe u bindën ta blinin nga Everton në 2005-ën për 2,5 milionë sterlina, kryesisht për të pasur në skuadër një luftëtar që do të ndihmonte mesfushorët teknikë të madrilenëve.
Gravesen, krenar për rastin që iu dha, dha maksimumin e tij, por u la në baltë nga karakteri i ashpër dhe impulsiv.
Fabio Capello, trajneri i Real në atë kohë, vendosi se mund të bënte edhe pa danezin, i cili u kthye tek Everton dhe më pas u transferua te Celtic për të mbyllur karrierën.
Sot Gravesen ka mësuar të kontrollojë emocionet, deri në atë pikë sa është bërë një lojtar profesionist pokeri. Pasi u largua nga futbolli në 2008-ën, ka ndërruar jetë dhe, pas disa investimeve të goditura, ka grumbulluar 100 milionë euro.
Nga 2013-a jeton në Las Vegas bashkë me Kamilla Perse, modele çeke, dhe djalin.